AlbanianSport.com 26.10.2015 10:40
ASNN – Çellsi i Zhoze Murinjos pati një tjetër rezultat negativ, duke humbur derbin me Aston Vilën në Premier Ligë. Kështu, Roman Abramoviçi nuk mori dhuratë në ditën e 49-vjetorin e tij dhe për këtë situatë fajtori është trajneri.
Murinjo, i cili në fillim të muajit deklaronte se po ta shkarkonin, do të largonin trajnerin më të mirë në botë, tani është një situatë kritike. Portugezit i është dhënë një ultimatum në dy ndeshjet e radhës, atë në Kupën e Anglisë (FA), ndaj Stouk Sitit dhe ndaj atë ndaj Liverpulit në kampionat.
Nëse ekipi nuk bën kthesë, atëherë Murinjo rrezikon shkarkimin sipas mediave angleze. Pronari rus i klubit londinez, Roman Abramoviç, nuk pritet të tolerojë më dhe po bën gati zëvendësuesin.
Më i përfoluri është një ish-trajner i Çellsit, holandezi Gus Hidink. Zhoze Murinjo nuk është më i paprekshëm, pasi blutë e Londrës, pas dhjetë javësh kampionat, kanë 11 pikë dhe ndodhen në vendin e 15-të.