Zhan Todt: Formula 1, për t’u marrë shembull për kthimin e saj përtej epidemisë

Share Button

AlbanianSport.com 05/08/2020 18:40

ASNN – Presidenti i Federatës Botërore të Automobilizmit (FIA), Zhan Todt, beson se Formula 1 ka dhënë një “shembull global” me kthimin e saj në gara pas shpërthimit të virusit korona. Formula 1 u detyrua të heqë dorë nga 10 garat e para të vitit për shkak të epidemisë së “Covid-19”, por arriti që sezonin e saj ta fillojë me Çmimin e Madh të Austrisë në korrik.

Tani është hartuar një kalendar me 13 gara, me perspektivën për t’u shtuar edhe disa gara, si pasojë e një numri të madh masash të marra për të krijuar sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në gara. Todti tha se ai ishte “shumë krenar” për mënyrën sesi Formula 1 e kishte administruar kthimin e saj, duke besuar se ka dhënë një shembull edhe për sporte të tjera në organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare.

“Për të marrë vendimin për të nisur garat nuk ishte e lehtë, pasi po prisnim të përmirësoheshin kushtet e situatës së krijuar nga “Covid-19” – ka rrëfyer francezi. -Formula 1 ishte seria e parë ndërkombëtare që filloi përsëri me protokolle shumë të rrepta. Ka qenë një shembull global i motivimit dhe angazhimit për të rifilluar garat. Kam lexuar edhe komente “që ju e bëni këtë për para”. Për mua, është gabim.

“Të gjithë e dinë se jeta duhet të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur në normalitet, duke marrë parasysh që virusi është aty”, – ka vijuar ai. Todti tha se Formula 1 kishte qenë “shumë kreative” për të rindërtuar kalendarin, pasi epidemia e detyroi që, më shumë se gjysmën e garave të planifikuara këtë vit t’i anulonte, duke bërë që të gjejë mënyra për t’i zëvendësuar si në  Muxhelo, në Imola dhe Nurburgring.

Duke folur në vijim, kreu i organizmit që qeveris automobilizmit botëror tha se fleksibiliteti me kalendarin “kërkonte shumë energji” dhe “shumë krijimtari”. Formula 1 ka raportuar 3 raste pozitive të “Covid-19” në mes të programit të plotë të kontrollit në 4 garat e para, një prej të cilëve është piloti i “Racing Point”, Serxhio Perez. Ai u detyrua të humbasë Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe, pasi është karantinuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh