AlbanianSport.com 26/11/2018 19:10
ASNN – I vetmi shqiptar që luan për Serbinë pendohet: Po mendoj të luaj për Kosovën ose Shqipërinë. Në tërësi lojtarët shqiptarë që luajnë në kampionatet perëndimore kanë mundësi të mëdha zgjedhjeje kur është fjala për ekipet kombëtare. Varet se ku ata janë rritur dhe kanë dokumentet, por një pjesë e lojtarëve më të mirë kanë zgjedhur të përfaqësojnë Zvicrën, ka shumë të tjerë që luajnë për përfaqësueset e vendeve nordike si në Finlandë, Norvegji, Suedi.
Por edhe në rajon, ku rasti i fundit që ka shkaktuar bujë është ai i Arton Zekajt, i vetmi shqiptar në ekipet kombëtare të moshave të Serbisë. Ai ka lindur në Serbi, por ka prindër me origjinë nga Kosova. Ka luajtur me të gjitha grupmoshat e përfaqësueses serbe dhe tani pret ftesën nga ekipi i parë. Por kjo ftesë po vonon dhe 18-vjeçari që cilësohet i talentuar dhe madje është pjesë e Lilës në Francë, po pendohet për zgjedhjen e mëparshme, duke i hedhur sytë nga Kosova ose Shqipërisa.
Vetë mesfushori e ka pranuar në një intervistë për median e njohur serbe “Kurir.rs” s.e mund të kalojë tek Kosova, sepse atje mund të luante titullar. “E kam ftesën nga Kosova, – shprehet Zekaj për gazetën serbe, – dhe më kanë kërkuar që të luaj, por unë do të luaj për atë ekip që më do më shumë. Natyrisht që do të doja të vazhdoja aty ku e kam nisur, por nëse nuk më duan atëherë nuk kam se çfarë bëj. Do të luaja për Serbinë.”
“Kam lindur, jam rritur dhe kam luajtur me të gjitha grupmoshat. Prindërit e mi kanë lindur në Kosovë, por unë dua të luaj për Serbinë dhe nëse nuk më do Serbia, atëherë do të luaj për atë Kombëtare që më do”, – ka përfunduar futbollisti 18-vjeçar, Arton Zekaj.