Ymer Pampuri në kujtime… flasin Gjoza, Kalleshi, Berberi & Qerimaj

Share Button

Gjergj Vyshka 20.01.2017 15:25

Pasi ka bërë homazhet për legjendën e shtangës kuqezi, Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, deklaroi: “Ymer Pampuri është simbol i sportit shqiptar dhe i peshëngritjes. Ai ngriti lart emrin e Shqipërisë dhe sportit shqiptar, ndërsa në Olimpiadën e Mynihut u shpall kampion bote në stilin e forcës dhe, njëkohësisht, dhe rekordmen Olimpik.”

“Ai është nderuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit me titullin “Mjeshtër i Madh”, ndërsa ne kemi propozuar për t’u bërë Qytetar Nderi i Tiranës dhe këtë ia kërkojmë Bashkisë së kryeqytetit, – ka vijuar ai. – Pa thënë që kemi bërë propozimin tonë për titullin “Nderi i kombit”. Pritet vetëm vendimi i Presidentit të Republikës. Ne si Federatë i kemi bërë të gjitha gjërat që Ymer Pampuri të nderohet.”

Ndërsa ish-trajneri Faruk Kalleshi, tha: “Ne jemi bashkohës me Ymerin. Stërvitjen, rezultatet i kemi të gjitha të përbashkëta. Edhe pse ishim në pesha të ndryshme kryenim bashkë stërvitjen. Madje edhe në ekipin kombëtar kemi qenë bashkë. Për mua ai është burim frymëzimi për brezin e ri”. Një tjetër ish-bashkëkohës i Pampurit, Ferid Berberi, ka rrëfyer gjithashtu kujtimet me rekordmenin olimpik.

“Fillimet i kemi së bashku si sportist, më pas unë kam qenë trajner i tij me ekipin kombëtar, – ka thënë ai. Ka qenë sportist i mirë, bënte fort stërvitje, punonte shumë. Ishte shumë i shkathët e kjo ndoshta nga që është marrë dhe me cirkun”. Ndërkohë, ka qenë therës apeli i Erkand Qerimajt, i cili ka patur një propozim konkret sa u përket figurave të sportit.

“U bëj thirrje mediave, instancave të larta të sportit dhe të Qeverisë që t’i japin meritat e duhura të gjitha figurave të sportit kur janë gjallë e jo pas vdekjes, – ka thënë shtangisti i njohur shqiptar, i cili është ndër të paktët që mbajti stafetën e Pampurit, duke fituar tituj ndërkombëtarë. – Sepse kur vdesin ata nuk shohin më gjë. E këtu bëhet fjalë edhe për pensionin apo gjithçka tjetër që ka lidhje me ta.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh