Gjergj Vyshka 22.02.2017 17:55
Tre trajnerë shqiptarë të xhudos janë certifikuar nga Federata Botërore e këtij sporti si instruktorë të nivelit të lartë. Dhe diplomat, në fakt, kanë ardhur nga Akademia Botërore e Xhudos, ndërsa më parë është bërë dhe një kurs për rritjen e nivelit të trajnerëve në Shqipëri.
Sikurse është duke u aplikuar dhe programi i zhvillimit të xhudos në shkolla. Dhe 3 trajnerët që kanë marrë certifikatat e diplomimit nga Federata Botërorë si instruktorë të xhudos janë Altin Përgjergji, Arta Mërturi dhe Enrik Koca.
Të gjithë këtë informacion e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, që menjëherë e ka shpërndarë lajmin dhe nëpërmjet faqes në “Facebook”. E kësisoj xhudo shqiptare vijon të rrisë nivelin e saj.