Xhudo / Tjetër e artë për Kosovën, Gjakova thyen finalisten olimpike

Share Button

AlbanianSport.com 29/03/2019 20:50

ASNN – Xhudo e Kosovës s’lë turne pa fituar, Nora Gjakova mposht finalisten e Olimpiadës dhe merr medaljen e artë në Tbilisi. Xhudo e Kosovës vijon të korrë suksese në veprimtaritë ndërkombëtare, duke mos u lënë radhë shteteve të tjera. Kudo ku shkelin xhudistët e trajnerit Driton Kuka ka vetëm medalje, e me shumicë madje medalje ari.

Të premten ishte radha e Nora Gjakovës të shkruajë një tjetër faqe suksesi në karrierën e saj, sepse fitoi medaljen e artë në Çmimin e madh të Tbilisit në Gjeorgji, një veprimtari me vlerë pikësh olimpike dhe me pjesëmarrje të gjerë. Kampionia kosovare garoi në peshën trupore deri në 57 kg, duke bërë një paraqitje mbresëlënëse, pasi i kapërceu kundërshtaret e saj një e nga një.

Për të arritur në finale përballë finalists olimpike, brazilianes Rafaela Silva, të cilën e mundi me “ippon”. Një triumf i madh dhe një medalje ari plotësisht e merituar për xhudisten e talentuar shqiptare nga Kosova. Para se të mbërrinte në finale, Gjakova kaloi kundërshtare shumë të vështira si turken Ëzerler të cilën e mundi me “ippon”, pastaj në çerekfinale mposhti gjeorgjianen Eteri Liperteliani.

Dhe në gjysmëfinale theu holandezen Sana Verhagen. Medalja e artë për Nora Gjakovën është në vazhdën e sukseseve të vitit 2018 që ajo ka arritur në Kampionatin Evropian vitin e kaluar si dhe në Lojërat mesdhetare të Tarragonës në Spanjë. Në turneun e Tbilisit, xhudoja kosovare do të përfaqësohet edhe me Loriana Kuka, e cila do të garojë ditën e diel.

Duhet theksuar se federata e xhudos së Kosovës pretendon se 5 sportistë të saj e kanë siguruar tashmë kualifikimin për në Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh