Xhudo / Tirana, fituese e Kupës së Shqipërisë për paratërinj & të rritur

Share Button

Xhudo-Kupa-e-Shqiperise-rreshtimi-2015

Gjergj Vyshka 03.03.2015 08:40

Sekretari Çapo vlerëson pjesëmarrjen e sportistëve, si dhe ndeshjet më të mira të kësaj veprimtarie. Pas përfundimit të kësaj Kupe është zhvilluar një ndeshje miqësore me Akademinë Sportive të Salentos. Tirana është fituese e Kupës së Shqipërisë në xhudo, si për paratërinj, ashtu dhe për të rritur.

Gjithçka ka ndodhur të dielën në mesditë, në sallën sportive “Farie Hoti” në kryeqytet. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, në këtë veprimtari ka qenë i ftuar dhe një ekip i Akademisë së Xhudos së Salentos në Itali me të cilën në përfundim të Kupës së Shqipërisë është zhvilluar dhe një duel miqësor.

Duke mbetur tek Kupa e Shqipërisë, sekretari Çapo ka vlerësuar jo vetëm numrin e pjesëmarrjes, por dhe ndeshjet më të mira të aktivitetit, që sipas tij ishin: Julian Gjelaj (Besëlidhja)-Armando Mollosmani (Gandi Xhudo) dhe Jon Vrenozi (Tirana)-Adi Paja (Elbasani).

Sipas Çapos, rivaliteti në këtë veprimtari ka qenë i madh, ndërsa kjo Kupë e Shqipërisë, por dhe Kampionati Kombëtar për Të Rritur, i cili do të zhvillohet më 14 mars 2015, i shërbejnë qëllimit për të nxjerrë sportistët cilësor, të cilët do të përfaqësojnë Shqipërinë në veprimtaritë ndërkombëtare.

Veçanërisht në ato që janë kualifikuese për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Kupa e Shqipërisë ka pasur dhe problemet e saj, apo dhe incidentet, por që me ndërhyrjen e forcave të rendit të kryeqytetit gjithçka është zgjidhur paqësisht. Megjithatë në përfundim, Tirana e ka merituar trofeun e Kupën, si për paratërinj, ashtu dhe për të rritur.

 

Kupa e Shqipërisë në Xhudo

 

Rezultatet teknike:

 

Paratërinj:

Pesha 50 kg              Arlind Pina                (Rinia, Kamëz)

Pesha 60 kg              Luigj Vata                  (Besëlidhja)

Pesha 66 kg              Jon Vrenozi              (Tirana)

Pesha 73 kg              Idajet Dollomaja        (Gym Status)

Pesha +90 kg           Erson Ramaj             (Tirana)

 

Të Rritur:

Pesha 60 kg              Indrid Çullhaj                        (Tirana)

Pesha 66 kg              Kristian Lleshi          (Gandi Xhudo)

Pesha 73 kg              Jon Vrenozi              (Tirana)

Pesha 81 kg              Julian Gjelaj              (Besëlidhja)

Pesha 90 kg              Besfor Dorezi            (MMA)

Pesha 100 kg           Erson Ramaj             (Tirana)

Si ekip: Tirana

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh