Gjergj Vyshka 06.09.2016 09:50
Shqipëria e xhudos për të rritur ka ardhur me 3 medalje bronzi nga Kampionati Ballkanik, i cili është zhvilluar në Hercegnovi të Malit të Zi, nga data 2, deri më 5 shtator 2016. Sipas informacionit që ka përcjellë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, Shqipëria është përfaqësuar me 5 sportisë meshkuj dhe dy femra.
Bëhet fjalë për Indrid Çullhajin dhe Jon Vrenozin në peshën 66 kg, Armando Mollosmani në peshën 73 kg, Françesko Gega në peshën 73 kg, Ylli Ukja në peshën 81 kg. Për vajza ishin Aurora Shkoza në peshën 52 kg dhe Arta Mërturi në peshën 57 kg. Në ditën e parë të aktiviteti janë zhvilluar garat individuale Jon Vrenozi në peshën 66 kg dhe Armando Mollosmani në peshën 73 kg kanë marrë medalje bronzi.
Në ditën e dytë gara ekipore dhe Shqipëria përsëri ka marrë medalje bronzi. “Me këto rezultate ne e quajmë këtë veprimtari të suksesshme dhe të gjitha rezultatet erdhën dhe si pasojë e përgatitjes në Shëngjin e Durrës falë sponsorizimit të Ylli Ujkës”, ka thënë Çapo, ndërsa gara i radhës është Kampionati i 14-të Mbarëkombëtar, kurse me këtë grup Shqipëria do të përfaqësohet dhe në Lojërat Mesdhetare të 2017-ës në Tarragona.