Gjergj Vyshka 16.05.2016 14:35
Federata Shqiptare e Xhudos, ashtu sikurse parashikuar dhe në kalendarin e veprimtarive kombëtare, të shtunën në sallën Nr. 2 të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” ka zhvilluar Kupën e Shqipërisë. Sipas informacionit që ka dhënë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, në këtë veprimtari është konkurruar për kategorinë e paratërinjve dhe të rriturve.
Pjesëmarrja ka qenë e gjerë nga të gjitha ekipet e licencuara të Federatës Shqiptare të Xhudos, ndërsa në këtë veprimtari kanë ndihmuar me mbarëvajtjen e tyre dhe dy gjyqtarët kosovarë Fatmir Salihaj dhe Fatos Tabaku. Në përgjithësi Kupa e Shqipërisë në xhudo është dominuar nga sportistët e Vllaznisë dhe të Tiranës, të cilët kanë pasur dhe pjesën më të madhe të fituesve në të dy kategoritë, paratërinj dhe të rritur.
Sakaq Çapo ka lajmëruar se veprimtaritë më të afërta të xhudos janë pjesëmarrja në Kampionatin Ballkanik për paratërinj në Serbi dhe për të rinj në Bosnje-Hercegovinë. “Ekipet që do të marrin pjesë në këto veprimtari janë përcaktuar dhe kanë filluar përgatitjet e tyre serioze, – ka përfunduar Çapo. – Ndryshe nga herët e tjera, pretendimet tona janë më të larta këtë vit në këto Ballkaniada.”
Kupa e Shqipërisë në Xhudo 2016
(Paratërinj & Të Rritur)
Rezultatet teknike:
Paratërinj – Meshkuj:
Pesha – 50 kg Mikea Golloshi (Tirana)
Pesha – 55 kg Tobias Menga (Tirana)
Pesha – 60 kg Mustafa Roza (Tirana)
Pesha – 66 kg Xhovani Shkoza (Vllaznia Xhudo)
Pesha – 73 kg Adi Paja (Elbasani)
Pesha – 81 kg Rei Muçollari (Gym Status)
Paratëreja – Femra:
Pesha – 57 kg Matilda Bardhi (Vllaznia Xhudo)
Pesha – 70 kg Meri Mitro (Tirana)
Pesha + 70 kg Klaudio Karaj (Laçi)
Të Rritur:
Pesha – 60 kg Roland Vasija (Vllaznia Xhudo)
Pesha – 66 kg Indrid Çullhaj (Tirana)
Pesha – 73 kg Jon Vrenozi (Tirana)
Pesha – 81 kg Armando Mollosmani (Gandi Xhudo)
Pesha – 90 kg Julian Marku (Vllaznia Xhudo)
Pesha – 100 kg Aurel Gjoni (Vllaznia Xhudo)
Pesha + 100 kg Ndoc Ndoci (Vllaznia Xhudo)
Të Rritura:
Pesha – 57 kg Arta Mërturi (Gandi Xhudo)