AlbanianSport.com 18.01.2015 16:10
ASNN – Xhudoja kosovare ka korrur edhe një sukses tjetër. Xhudistja pejane Nora Gjakova ka triumfuar në turneun e hapur afrikan “Tuniz 2015”, duke siguruar edhe 100 pikë për Lojërat Olimpike, “Rio 2016”.
“Nora Gjakova e artë… Kupa Botërore “African Open”, 100 pikë për Lojëra Olimpike “Rio 2016”. Posa mposhti francezen në finale në Tuniz”, – ka njoftuar trajneri i saj Driton Kuka në “Facebook”.
Gjakova, në finalee madh, në kategorinë e peshës deri në 52 kilogramë, mposhti Helene Resevuanë. Në këtë turne ishte pjesëmarrës edhe Akil Gjakova që u mposht në raundin e parë.