Xhudo / Muhamet Harizi, 50 minuta për t’u rikonfirmuar si President

Share Button

Gjergj Vyshka 29.01.2017 09:35

Në një hark kohor prej 50 minutash, pa pasur nevojë për analizë vjetore, është zhvilluara asambleja zgjedhore në qetësi të plotë. Muhamet Harizi është konfirmuar president i Federatës Shqiptare të Xhudos në asamblenë zgjedhore, e cila është zhvilluar në sallën e mbledhjeve të ish-kompleksit “Dinamo”. Një sallë mbledhjesh që deri është administruar nga Agjencia e Shërbimit të Sporteve dhe që tashmë, së bashku me një pjesë të godinës, administrohet nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë së Tiranës.

E në të tilla kushte, edhe duke qenë se ishte ftohtë dhe nuk ishin kushtet optimale të zhvillimit normal të një asambleje, xhudo shqiptare ka vepruar me shpejtësi. Në harkun kohor të 50 minutave, ndërsa presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani, dhe përgjegjësi i sportit elitar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Arjan Konomi, nuk kanë lejuar të bëhet analizë vjetore, xhudo shqiptare ka mbaruar punë. Si Bezhani, ashtu dhe Konomi, në përshëndetjet e tyre kanë premtuar më tepër mbështetje, jo vetëm në bazë materiale, por dhe përhapjen e këtij sporti në të gjithë vendin.

Harizi dhe Progni kanë bërë fushatën e tyre, ndërsa më pas komisioni i përbërë nga Bashkim Mërtiri, Vaso Duri dhe Erind Cara ka bërë verifikimin e mandateve, si dhe më pas numrin e votave. Kanë votuar 12 anëtarë të 12 klubeve, ndërsa për president rezultati ka qenë në favor të Muhamet Harizit 10-2 ndaj Prognit. Për anëtarë kryesie shpërndarja e votave ishte e tillë: Dritan Vata 11 vota, Dashnor Xhixho 10 vota, Ermenita Muça 9 vota dhe Enrik Koca 8 vota. Aurora Shkoza ka marrë 6 vota, pa arritur dot të zgjidhet.

Ndërsa së bashku me presidentin Muhamet Harizi kryesia e Federatës Shqiptare të Xhudos, si dhe i gjithë komuniteti është përshëndetur në fund dhe nga drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj. Për t’u evidentuar është pranimi i 3 klubeve të reja si anëtare të Federatës Shqiptare të Xhudos, që është Studenti, Besa dhe “Adi Kuan”. Madje me kërkesë të Konomit, Mehmet Demeti i Besës dhe Ardian Çaushi i “Adi Kuan”-it kanë bërë dhe një prezantim të skuadrave të tyre. E kështu, xhudo i bashkohet atyre federatave që e mbyllën ciklin e zgjedhjeve me qetësi, pa asnjë fjalë dhe me shumë mirëkuptim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh