Xhudo / Mbarëkombëtari dominohet nga Kosova, fiton 11 nga 14 peshat

Share Button

xhudo-mbarekombetari-ndeshja-2016

Gjergj Vyshka 11.12.2016 16:15

Federata Shqiptare e Xhudos ka zhvilluar Turneun Mbarëkombëtar me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Kosovës, shqiptarëve të Malit të Zi dhe emigrantëve që ushtrojnë këtë sport nëpër Evropë.

Kjo ishte veprimtaria e 14-të Mbarëkombëtare, ndërsa në të kanë qenë të pranishëm dhe Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, si dhe përgjegjësi i sportit elitar në këtë drejtori Arjan Konomi.

Garat janë zhvilluar për paratërinj dhe të rritur dhe në përgjithësi kanë dominuar xhudistët e Kosovës, të cilët duhet thënë se, për hir të së vërtetës, kanë një traditë më të madhe sesa Shqipëria në këtë sport.

E kjo veprimtari, sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, ky ka qenë përcaktues dhe për elementët e ekipeve kombëtare për veprimtaritë ndërkombëtare të 2017-ës.

Një kontribut në këtë aktivitet kanë dhënë gjyqtarët Shahin Berhami, Fatos Tabaku, Mustaf Cuki Veseli, Mevlud Arifi. E sakaq janë nderuar me “Mirënjohje” nga Federata Shqiptare e Xhudos, Fatos Tabaku, Arif Vrenozi, Frrok Vatja dhe Bardhyl Hodo.

 

Turneu Mbarëkombëtar i Xhudos 2016

 

Rezultatet teknike:

 

Paratërinj:

Pesha – 50 kg          Enes Latifi (Kosova)

Pesha – 55 kg          Vendim Racaj (Kosova)

Pesha – 60 kg          Endrid Berisha (Kosova)

Pesha – 66 kg          Arben Kullashi (Kosova)

Pesha – 73 kg          Endrit Mustafa (Kosova)

Pesha – 81 kg          Andrea Musta (Kosova)

 

Të rritura:

Pesha – 63 kg          Arta Mërturi (Shqipëria)

 

Të rritur:

Pesha – 60 kg          Sulltan Latifi (Kosova)

Pesha – 66 kg          Korab Morina (Kosova)

Pesha – 73 kg          Kushtrim Gashi (Kosova)

Pesha – 81 kg          Akil Gjakova (Kosova)

Pesha – 90 kg          Shpat Zekaj (Kosova)

Pesha – 100 kg        Xhuljo Kaci (Shqipëri)

Pesha + 100 kg        Erson Ramaj (Shqipëri)

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh