AlbanianSport.com 21.04.2016 19:05
ASNN – Një tjetër veprimtari madhore, një tjetër sukses për Majlinda Kelmendin, ka fituar medaljen e artë dhe kurorën e më të mirës së kontinentit, në Kampionatin Evropian të Xhudos, që po mbahet në Kazan të Rusisë. Ajo që duhet theksuar është se, përveç aspektit sportiv, ky sukses i Kelmendit ishte edhe një trium i Kosovës, pasi vendi organizator i këtij Evropiani, Rusia, nuk e njeh Kosovën si shtet.
Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Kazan të Rusisë. Xhudistja pejane mposhti në finale francezen Prishila Gneto, për t’u kurorëzuar si mbretëresha e Evropës në këtë disiplinë të arteve marciale. Kampionia në fuqi e botës e kaloi turin e parë aforfe, kurse në atë të dytin mundi ukrainasen Starkova. Në turin e 3-të, pejania mposhti izraeliten Shvarc, për ta fituar grupin dhe për të shkuar në gjysmëfinale, ku triumfoi ndaj francezes Anabelë, para se të fitonte edhe në finale ndaj francezes tjetër, Gneto. Për xhudisten pejane bëhet fjalë për titullin e dytë të kampiones kontinentale, ndërsa nuk duhet harruar se Kelmendi është edhe dy herë kampione e botës për të rritur. Ajo që duhet theksuar është se, përveç aspektit sportiv, ky sukses i Kelmendit ishte edhe një triumf i Kosovës, pasi vendi organizator i këtij Evropiani, Rusia, nuk e njeh Kosovën si shtet dhe fillimisht kishte refuzuar t’i lejonte sportistët e saj të garonin me simbolet shtetërore. Por këmbëngulja e ekipit kosovar, me në krye Kelmendin dhe trajnerin e saj, Driton Kuka, bënë që edhe në Rusi të ngrihet flamuri i Kosovës dhe të këndohet himni i saj.