Gjergj Vyshka 30.05.2016 17:55
Xhudoja shqiptare këtë fundjavë ka qenë pjesëmarrëse në Kampionatin Ballkanik të Paratërinjve, që u mbajt nga data 27, deri më 29 maj në Kinkida të Serbisë.
Trajnerët Erind Cara dhe Angjelin Dedej kanë pasur këto sportistë me vete Mikea Golloshi, Roland Vasia, Tobias Menga, Mustafa Rosa, Adi Paja, Xhovani Shkoza, Amanda Lika.
Por të 7 këto sportistë kanë ardhur pa medalje, aq sa Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, ka pranuar që paraqitja ka lënë shumë për të dëshiruar.
Tashmë xhudoja shqiptare bëhet gati për të vijuar paraqitjet e saj në veprimtaritë e mbetura kombëtare dhe ndërkombëtare.