AlbanianSport.com 26.05.2016 17:05
ASNN – Sipas asaj që raportojnë sot mediat e Prishtinës, xhudistes Distria Krasniqi i janë rritur ndjeshëm gjasat që të marrë pjesë festivalin më të madhe sportiv në planet, në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.
Në Olimpiadën që mbahet në muajin gusht në Brazil, Distria nuk ka arritur të jetë pjesëmarrëse me normë të fituar, por ka gjasa të mëdha që të jetë njëra nga sportistet që mund të marrë ftesë.
Në fakt, ajo është njëra prej 6 sportistëve kosovarë që kanë konkurruar për ftesë të veçantë, duke qenë e para në listë, ndërsa gjasat i janë shtuar pasi për të ka vendosur edhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF).
Përkrahja e IJF-së për kërkesën e Krasniqit nuk është garanci e plotë se ajo do të marrë ftesë, por mund të jetë vendimtare.