AlbanianSport.com 09/01/2018 10:35
ASNN – Skuadra kombëtare e xhudos së Kosovës po merr pjesë në turneun “Çmimi i Madh” (Grand Prix) të Uzbekistanit, ku ka regjistruar suksese të mëdha. Edhe një herë tjetër, Majlinda Kelmendi dhe shoqet e saj arritën triumfe të rëndësishme në këtë aktivitet ndërkombëtar të xhudos, ku nga Uzbekistan i largët veshën me ar xhudon e Kosovës.
Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në peshën deri në 52 kg, pasi mposhti në finale me “ippon” zviceranen Tishop. Nuk është medalje e vetme sigurisht, sepse dihet që Majlinda bën diferencë në nivelet më të larta të xhudos, teksa është rikthyer tashmë pas një dëmtimi afatgjatë. Po sot, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në peshën deri në 48 kg, duke mposhtur në finale Eva Çernovickin.
Vetëm pak ditë më parë, në turneun e Abu Dhabit, xhudistët kosovarë regjistruan suksese të rëndësishme me shumë medalje ari dhe argjendi. Po ashtu, Akil Gjakova fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos për moshën deri në 23 vjeç, duke triumfuar bindshëm.