Xhudo / Kelmendi: Nuk e njoh jetën e natës, synoj mbrojtjen e kurorës olimpike

Share Button

AlbanianSport.com 02/02/2019 13:50

ASNN – Majlinda Kelmendi tregon si arrihet suksesi: Punë dhe vetëm punë, jetën e natës nuk e njoh. Kampionia olimpike e Kosovës, sportistja më e mirë shqiptare në aspektin e arritjeve olimpike, Majlinda Kelmendi, duke folur për emisionin “Seven Bizz” në “TV 7”, pas suksesit të pazakontë në Çmimin e Madh të Tel Avivit në Izrael, mbajtur pak ditë më parë, ka folur rreth planeve të saj të së ardhmes, por edhe disa aspekteve që kanë të bëjnë me jetën e përditshme.

Ajo ka kujtuar se pasi të tërhiqet nga sporti, do të dëshironte të mos largohej nga xhudo, por të mbetej pjesë e stafit teknik të Driton Kukës. Nga ana tjetër, ajo nuk e fsheh se ka dëshirë të udhëtojë e të eksplorojë vende të reja dhe kultura të ndryshme, pasi deri tani, edhe pse ka lëvizur në shumë vende, i ka vizituar ata vetëm sa i takon veprimtarive sportive, por pa parë gjë. “Pas përfundimit të karrierës mendoj të mbetem në xhudo”, – u shpreh Kelmendi për emisionin në fjalë.

“Realisht s’di të bëjë asgjë tjetër, sepse që prej fëmijërisë unë merrem vetëm me këtë sport, – ka vijuar ajo. – Kështu që pas përfundimit të karrierës, dua të pushoj mirë dhe të shëtis sepse udhëtoj shumë, por shumë pak shoh. Do të pushoj një vit dhe do të bëj atë që s’kam mundur, kurse më pas planifikoj që t’i ndihmoj trajnerit tim, Tonit.” Por si u bë Majlinda Kelmendi një sportiste e madhe dhe sot është padyshim krenaria e sportit shqiptar?

Janë disa elementë, një pjesë e të cilëve ka të bëjë me talentin e lindur, por kampionia e madhe shqiptare e xhudos kosovare thotë se puna, vullneti dhe qëndrimi larg të ashtuquajturës “jetë të natës” i kanë dhënë asaj plot shëndet dhe suksese. Kelmendi shërben si shembull pozitiv për të rinjtë, pasi ajo pranon hapur se nuk e ka njohur jetën e natës dhe se në sport jeta e natës nuk duhet të ketë vend për sportistët që synojnë rezultate të larta.

“Unë nuk e di as si është, kështu që nuk dua të them që nuk e preferoj apo nuk më pëlqen sepse nuk e di se si është jeta e natës, – theksoi më tej kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, – shkuarjen nëpër diskoteka dhe qëndrimin deri vonë nuk e kam bërë deri sot dhe besoj se, përderisa nuk e kam bërë, s’ka se si të më pëlqejë tani e tutje.” Xhudistja është duke u stërvitur normalisht për sfidat e ardhshme të këtij viti dhe me objektiv madhor.

Pra, të fitojë sërish medaljen e artë në Lojërat Olimpike Verore të Tokios në vitin 2020. Kelmendi, krenari e sportit shqiptar, ka ambicie, por këto ambicie janë të gërshetuara me forcën dhe cilësitë e saj në kategorinë e peshës trupore deri në 52 kg, ku pretendohet maksimumi në garat më të mëdha evropiane dhe botërore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh