Xhudo / Kelmendi, “kampione e Evropës”, Gjakova, e bronztë në Poloni

Share Button

AlbanianSport.com 21.04.2017 12:30

ASNN – Xhudistja më e mirë e trevave shqipfolëse spikati menjëherë në Evropianin e kësaj kategorie, që po zhvillohet në Poloni. Në Pallatin e Sportit në Varshavë, Kelmendi ia doli të kalojë në finalet e turneut kontinental dhe të marrë medaljen e artë, në peshën 52 kilogramë. Turin e parë, Majlinda Kelmendi e kishte kaluar me zero impenjim, pra “aforfe”, ndërsa ka vazhduar më pas me fitore të vërteta me britaniken Çellsi Xhils dhe me zviceranen Evelinë Tshop.

Xhudistja kosovare arriti të eliminonte në gjysmëfinale portugezen Zhoana Ramosh, duke spikatur me strategjinë në garën polake. Në finalen e kategorisë së peshës trupore deri në 52 kilogramë, kampionia evropiane, botërore dhe olimpike u përball me rusen Alesia Kuznjecova, të cilën e mundi duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

Madje fitore me “Ippon”, ose ndryshe “tuç”, në zhargonin popullor. Ndërkohë, Nora Gjakova fitoi medalje bronzi, ndërsa mbeti jashtë zonës së medaljeve kosovarja tjetër, Distria Krasniqi, që u mposht në tapet nga Gili Kohen. Për Shqipërinë, në këtë veprimtari konkurrojnë Jon Vrenozi dhe Armando Mollosmani në peshën 73 kg, të cilët shoqërohen nga trajneri Erind Cara.

Tashmë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, Kelmendi për titullin e “kampiones së Evropës” përfiton 20 mijë euro shpërblim, kurse Nora Gjakova, për medaljen e bronztë, 14 mijë euro.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

Kosova / Rexhbecaj: Fatin e lojës do ta vendosë kontrolli i mesfushës

AlbanianSport.com 14/11/2024 22:10 ASNN – Trajneri i Kosovës, Franko Foda dhe mesfushori Elvis

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

Kosova zbarkon në Bukuresht, Foda: Ta harrojmë humbjen në Prishtinë

AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20 ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh