Gjergj Vyshka 18.06.2016 07:55
Federata Shqiptare e Xhudos, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Labo Çapo, ka lajmëruar se sot, në mjediset e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar do të bëhet certifikimi i instruktorëve të parë.
Këta instruktorë, gjithnjë sipas informacionit që ka dhënë Çapo, kanë qenë pjesëmarrës në kursin e trajnimit të nivelit të parë të bazuar në programet e Federatës Botërore të Xhudos.
Dhe ky kurs, i cili ka qenë një bashkëpunim me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, është zhvilluar në periudhën 20 mars deri më 30 maj 2016. E risia është se ky kurs është i pari i këtij niveli që bëhet në Shqipëri.
Ndaj dhe për xhudon shqiptare ka pasur më shumë se sa rëndësi.