Gjergj Vyshka 28.06.2016 07:55
Gjatë ditëve të Kampionatit Ballkanik të Nën-15-vjeçarëve të Xhudos, i cili u zhvillua në Shkup, është zhvilluar dhe Asambleja Zgjedhore e Federatës Ballkanike të kësaj disipline të arteve marciale.
Në këtë Kongres Ballkanik, Shqipërinë e ka përfaqësuar Sekretari i Përgjithshëm, Labo Çapo, si dhe anëtari i Federatës Shqiptare të Xhudos, Xhelil Cibaku. Në përfundim në rolin e presidentit të Federatës Ballkanike të Xhudos është zgjedhur kandidatura e Malit të Zi, ndërsa në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm, ajo e Turqisë.
Ndërkohë, nga data 2, deri më 4 shtator 2016, sipas informacionit që ka sjellë Çapo, në Hercegnovi të Malit të Zi do të mbahet Kongresi i radhës, i cili do të përcaktojë kalendarin ballkanik për vitin 2017.