Gjergj Vyshka 28.06.2016 16:15
Luigj Vata është shpallur nënkampion Ballkani në Shkup, ndërsa duket se gjyqtarët kanë favorizuar në finalen me serbin. Ndërkohë, Nikola Gjukiç merr medalje bronzi e xhudo justifikon pjesëmarrjen. Kështu, medalja e dytë për Shqipërinë në Kampionatin Ballkanik të moshës deri në 15 vjeç ka ardhur nga Nikola Gjukiç.
Ai ka humbur një ndeshje e më pas ka fituar tre të tjera dhe në kategorinë e peshës 66 kg ka marrë medalje bronzi. Pra dy konkurrentë, dy medalje, argjend dhe bronz, e Shqipëria e xhudos ka qenë më shumë se e nderuar dhe më shumë se e justifikuar në këtë pjesëmarrje në Kampionatin Ballkanik të moshës deri në 15 vjeç në Shkup.
Federata Shqiptare e Xhudos ka përshëndetur dhe punën që ka bërë trajneri Altin Përgjergji, ndërsa në peshën 66 kg, ku dhe ishin dy sportistët tanë, ishin 18 sportistë, teksa janë lejuar nga dy konkurrentë për çdo shtet ballkanik.