Gjergj Vyshka 29.09.2014 20:25
Indrid Çullhaj dhe Jon Vrenozi janë kthyer me medalje nga turneu i 19-të ndërkombëtar i Malit të Zi, i cili u zhvilluar në Rozhaje. Në këtë turne ndërkombëtar të xhudos përveç Shqipërisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Kosova.
Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, Indrid Çullhaj ka fituar tre ndeshje me “Ippon”, teksa ka mundur kundërshtar nga Mali i Zi dhe Kosova e në finale me Serbinë. Në këto kushte ka merituar medaljen e artë, si dhe Kupën e xhudistit më të mirë.
Në të njëjtën kohë Vrenozi ka marrë medalje argjendi, ndërsa ka fituar dy ndeshje, ndaj Malit të Zi dhe Kosovës, por ka humbur në finale me “shido” ndaj një kundërshtari malazez. Megjithatë paraqitja e Çullhajit dhe Vrenozit konsiderohet e mirë dhe e suksesshme për xhudon shqiptare.