AlbanianSport.com 20.01.2014 17:40
ASNN – Më në fund, Xherdan Shaqiri pritet të debutojë që nga minuta e parë me fanellën e Interit, por jo në kampionat, por në ndeshjen e nesërme në Kupën e Italisë ndaj Sampdorias.
Trajneri Roberto Mançini është i bindur ta nisë në formacion me mesfushorin kosovar të mërkurën mbrëma, pasi 21-vjeçari u fut në lojë në minutat e fundit të ndeshjes së fundit në kampionat me Empolin.
Futbollisti shqiptar i përfaqësueses zvicerane u transferua nga Bajerni i Mynihut te në Interi ditë më parë, ndërsa u prit si hero në Itali. Dhe, futbollisti gjilanas e ka mundësinë të tregojë veten plotësisht në ndeshjen e nesërme, pasi në duelin e parë të tij nuk pati minutazh të mjaftueshëm për ta bërë një gjë të tillë.