AlbanianSport.com 28/10/2018 07:00
ASNN – Një paraqitje fenomenale bëri të shtunën edhe shqiptari i përfaqësueses zvicerane, Xherdan Shaqiri, me skuadrën e Liverpulit, e cila mundi 4-1 Kardifin, në një ndeshje spektakolare për “Të kuqtë” anglezë.
Shaqiri shënoi golin e tretë të skuadrës së tij, teksa një gol e shënoi Salah, si dhe dy të tjerë Sadio Mane. Vetë mediat angleze e cilësojnë si njeriun kyç të Liverpulit dhe përgëzojnë trajnerin Jurgen Klop që e ka integruar mirë në skuadër.
Madje Shaqiri është një prej futbollistëve më të dashur ndër radhët e tifozëve, të cilët insistojnë nëpërmjet rrjeteve sociale që ai të ketë vzhdimisht në fushë. Prania e tij pas sulmuesve Mane, Salah dhe Firmino, po e bën Liverpulin një makineri të pandalshme golash.