Xhek Miller, “mbreti” i shiut dhe diellit në pistën e Asenit, bien të tjerët

Share Button

Moto-GP-logo

AlbanianSport.com 26.06.2016 18:45

ASNN – Xhek Miller është fituesi i Çmimit të Madh të Holandës në garën e radhës Kampionatin Botëror të Motoçiklizmit (Moto GP). Australiani fiton në pistën e Asenit pas një gare të çmendur, duke lënë pas spanjollin Mark Markez dhe britanikun Skot Reding. Garë e çuditshme kjo në Asen, me shiun që nis dhe pushon duke e ndërprerë atë në mes. Çmimi i Madh i Holandës i dhuron sërish kampionatit të Moto GP-së një tjetër garë ku ndodh gjithcka.

Gjithçka fillon me një pistë të lagur për të ardhur me pas rrebeshi që ndërpret garën në xhiron e 14-të. protagonistë në pjesën e parë të garës janë Valentino Rosi dhe Doviciozo, që e nisin garën mjaft mirë, por pas një xhiroje kalohen nga Hernandez, i cili sidoqoftë, rrëzohet në xhiron e 10-të. Përpara se të nisë shiu  i afrohen kreut Petruci dhe Reding. Dhe, pikërisht në këtë moment, vjen flamuri i kuq, që ndërpret garën e cila rifillon pas 25 minutash.

Por, më rifillimin e saj, të tre italianët dalin nga gara njëri pas tjetrit. në fillimin Petruci, të cilit i fiket motori, pastaj Doviciozo, që rrëzohet në kthesë, dhe, në fund, Valentino Rosi, që ishte në krye të garës në atë moment. Me daljen e Rosit nga gara, kryesimin e merr Mark Markez, i ndjekur nga Miller dhe Reding. Pas krahëve të tij është Xhek Miller i papërmbajtshëm, që arrin ta kalojë spanjollin, duke mbërritur i pari në finish, dhe duke fituar Çmimin e Madh të Holandës.

Kësisoj, spanjolli i “Honda”-s, Markez, duhet të kënaqet me vendin e dytë dhe është fituesi moral i garës, pasi kundërshtarët e tij janë shumë prapa, me Rosin jashtë garës dhe Lorencon, në vendin e 10-të. Tashmë, Markez kryeson Kampionatin Botëror të Motoçiklizmit, me 145 pikë i ndjekur nga Horge Lorenco, me 121, dhe Valentino Rosi, me 103 pikë. Gara e radhës do të jetë më 17 korrik 2016, në pistën e Saksenringut, e vlefshme për Çmimin e Madh të Gjermanisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

Formula 1 / Ljuis Hemilton: Të ngas një “Ferrari”, një ëndërr fëmijërie

AlbanianSport.com 03/02/2024 13:45 ASNN – Ka fituar 7 tituj “kampion”, por, prapëseprapë Ljuis Hemiltoni

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

Jo vetëm Hemiltonin, “Ferrari” kërkon t’i rrëmbëjë edhe inxhinierët “Mercedes”-it

AlbanianSport.com 03/02/2024 11:15 ASNN – Jo vetëm Ljuis Hemiltonin, por “Ferrari” dëshiron të rrëmbejë

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

Tronditet Formula 1, Ljuis Hemiltoni kalon tek “Ferrari” në 2025-ën

AlbanianSport.com 01/02/2024 20:25 ASNN – Formula 1, Ljuis Hemiltoni, tek “Ferrari” në 2025-ën.

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh