Xhakomo Vrioni shkruan emrin në historinë e futbollit shqiptar dhe atij italian

Share Button

 

AlbanianSport.com 03/08/2020 18:40

ASNN – 21-vjeçari shpallet “kampion” me Juventusin, parakalon Lushtën, i bashkohet Krieziut. Ndërkohë, ai është i pari lojtar që luan brenda të njëjtit sezon si në Serinë A, ashtu edhe në Serinë B dhe në Serinë C të kampionatit italian të futbollit. Ka kaluar një sezon kryesisht në prapavijën e klubit të Juventusit, duke provuar fatin sa si i huazuar në skuadrën e Çitadelës, në Serinë B, ku u aktivizua në 4 ndeshje si zëvendësues, e sa tek skuadra e dytë e Juventusi në Serinë C, ku gjithashtu u aktivizua në 3 ndeshje si zëvendësues, duke shënuar edhe një gol.

Por futja në fushë 11 minutat para fundit të kohës së rregullt të humbjes 1-3 që Juventusi pësoi në fushën e vet në ndeshje e fundit të këtij sezoni të Serisë A, mjaftoi që Xhakomo Vrioni të hyjë në historinë e futbollit shqiptar. Ai u bë i dyti shqiptar që shpallet kampion i Italisë, pas Naim Krieziut me Romën në vitin 1942, dhe i pari që e arrin këtë me Juventusin, duke shkuar kështu një hap më larg sesa Riza Lushta, që, po atë vit, kishte fituar Kupën e Italisë me bardhezinjtë e Torinos.

Ndërkohë, Vrioni ka luajtur edhe me fanellën kuqezi të Nën-19 dhe të Nën-21-vjeçarëve, duke spikatur me paraqitjen e tij. Në tetor të këti viti ai mbush 21 vjeçar dhe sulmuesi 1 m e 80 cm i lartë, që peshon 70 kg dhe këmbë të preferuar ka të djathtën, do të kërkojë më tepër nga vetja, tanimë me mantelin e një kampioni në Itali. Dhe ky është padyshim një lajm i mirë edhe për futbollin shqiptar, teksa Vrioni është një nga të rinjtë premtues që trajneri i Kombëtares kuqezi, Edi Reja, e ka në projektin e ti të të ardhmes.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh