Gjergj Vyshka 11.12.2014 13:25
Në Vorë, në fushën sportive të kësaj të fundit, dje nuk është luajtur më shumë se sa 20 minuta. Bëhet fjalë për ndeshjen me Olimpikun, e cila në versionin e parë është thënë se nuk ka pasur polici. Dhe pasi nuk ka ardhur për 20 minuta, ndeshja është ndërprerë nga gjyqtari kryesor.
Por burime të besueshme bëjnë të ditur se policia e rendit, policia bashkiake, si dhe ajo private, e cila merret me sigurimin e mbarëvajtjes në tribuna, ka qenë e pranishme. Ajo që e ka bërë ndeshjen të mos luhet ka qenë fusha e rënduar e Vorës, me shumë pellgje uji dhe baltë.
Dhe pas 20 minutash lojë, Olimpiku nuk ka pranuar ta vazhdojë më ndeshjen. Për rrjedhojë gjyqtari i ka rënë vërshëllimës së fundit, ndërsa tashmë vëzhguesi i ndeshjes, Vladimir Pashaj, si dhe delegati i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Lame, relacionet e tyre do t’i paraqesin në Komisionin e Disiplinës do të jetë ai që do të vendosë.
E rëndësishme është që ndeshja nuk është ndërprerë për shkak të dhunës, e cila është e zakonshme në kategoritë e ulëta të futbollit shqiptar, por për arsye të tjera. Policia e munguar, apo balta në fushën e Vorës, atë do ta vendosë FSHF-ja.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e 10-të
(10-11 dhjetor 2014)
Të mërkurën:
Erzeni – Luzi 2008 1-0
Partizani B – Korabi 0-0
Teuta B – Domosdova 4-0
Sukthi – Shënkolli 2-4
Vora – Olimpik (e ndërprerë)
Të enjten:
Albpetrol – Tirana B (13:00)
Skrapari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Korabi 9 8 1 0 14-3 25
- Erzeni 9 8 0 1 25-12 24
- Partizani B 9 6 2 1 12-1 20
- Luzi 2008 10 5 2 3 17-7 17
- Shënkolli 10 4 2 4 19-13 14
- Sukthi 9 3 3 3 12-11 12
- Vora 8 2 3 4 12-14 9
- Teuta B 10 2 3 5 11-13 9
- Albpetroli 8 2 3 3 7-10 9
- Olimpik 8 2 2 4 13-14 8
- Tirana B 8 2 2 4 13-16 8
- Skrapari 9 1 1 7 2-24 4
- Domosdova 9 1 0 8 7-26 3