Volejbolli & Basketbolli i Femrave, dy Botërorë në Rrjetin e RTSH-së

Share Button

Volleyball-Basketboll-Italia-Turqia-2014-logo

AlbanianSport.com 29.09.2014 07:55

ASNN – Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar vazhdon të sjellë për sportdashësit emocionet e veprimtarive madhore sportive dhe aktualisht janë dy Kampionate Botërore të Femrave, ai i volejbollit dhe ai i basketbollit, që po transmetohen në dy platformat tona, atë tokësore dhe atë dixhitale. Ndërkohë që basketbolli sapo ka nisur, volejbolli ka mbyllur fazën e grupeve, duke përcaktuar 16 skuadrat që vijojnë më tej.

Kampionati Botëror i Volejbollit për Femra, i cili po zhvillohet në Itali, ka mbyllur të dielën fazën e parë të ndeshjeve në grupe dhe nga 24 skuadra që e nisën para 6 ditëve, tashmë kanë mbetur vetëm 16, të cilat në këtë fazë të dytë, do të ndahen në dy grupe me nga 8 skuadra secila. Në përfundim të turit të 16-shes, 4 të parat e çdo grupi kualifikohen për në çerekfinale.

Në grupin e parë të turit të 16-shes do të përballen me njëra-tjetrën Kina, Italia, Republika Dominikane, Japonia, Belgjika, Kroacia, Azerbajxhani dhe Gjermania. Ndërsa në grupin e dytë ndodhen SHBA, Brazili, Rusia, Serbia, Holanda, Bullgaria, Turqia dhe Kazakistani.

Ndeshjet e Botërorit të Volejbollit të Femrave po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, që prej dy ditësh ka nisur transmetimin edhe të një tjetër veprimtarie madhore sportive, siç është Kampionati Botëror i Basketbollit për Femra, që po mbahet në Turqi dhe ku po marrin pjesë 16 skuadrat më të mira të botës.

Ndeshja e transmetuar të dielën në mbrëmje nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ishte ajo SHBA-Serbi, që u fitua nga amerikanet me rezultatin 94-74. Dy Kampionatet Botërore të Femrave, ai i volejbollit dhe ai i basketbollit, po transmetohen duke u alternuar në dy platformat tona, atë tokësore dhe atë dixhitale.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh