Volejboll / Ylli Tomorri “ndërron lëkurë”, tashmë zyrtarisht “dem i kuq”

Share Button

Volejboll-Meshkuj-Studenti-pushim-ndeshje-Ylli-Tomori

Gjergj Vyshka 07.05.2016 07:55

Ish-trajneri i Studentit dhe i ekipit kampion në fuqi të volejbollit të meshkujve, tashmë i divorcuar nga klubi jo për fajin e tij, është në prag të një projekti të madh të menduar prej vitesh. “Uragani Partizan” tashmë do të jetë i pranishëm dhe do të dëgjohet më me shumë forcë në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Sepse Ylli Tomorri, ish-trajneri i Studentit në volejboll për meshkuj, ekipit kampion në fuqi të rrjetës shqiptare, tashmë është zyrtarizuar si “dem i kuq”.

E kjo jo për vitet që ka luajtur në këtë skuadër, teksa me të është ndarë si “kampion” në sezonin e largët 1980-1981, por për ta bërë atë përsëri “kampione” tashmë si trajner. E ka gati skuadrën, sepse ashtu sikurse ka deklaruar dhe të premten në “Sport Ekspres” askush nga lojtarët nuk qëndron më tek Studenti. Dhe kanë mbetur vetëm detajet e fundit për t’u diskutuar me shefin e klubit të kuq shumësportësh, Shkëlqim Muça, që duket se më tepër se gjithkush është i interesuar të ketë një skuadër të tillë tek Partizani.

Sepse me volejbollin e meshkujve, garancia 100 % për trofe, Partizanit i kthehen trofetë dhe kjo më pas sjellë dhe të mira të tjera nga pas. Pasi Tomorri, si një menaxhues i mirë i situatave për thithjen e biznesit, e ka vërtetuar këtë tek Studenti. Kompani të tilla si “EHW”, Posta Shqiptare, “Osumi Travel”, “Uji Qaf-Shtama”, “Bujtina Shqiptare” të gjitha nga pak edhe duke u reklamuar në fanellën e Studentit kanë dhënë diçka për këtë ekip.

Por fama e tyre me një Partizan të fuqishëm të volejbollit të meshkujve, pse jo me një Pallat Sporti “Asllan Rusi” të mbushur plot, ashtu sikurse dinë ta mbushin tifozët e kuq, e bëjnë dhe më të madhe reklamën e tyre. Shkurt Partizani dhe Ylli Tomorri janë bashkuar sërish, një ëndërr e kahershme e këtij trajneri pasionant që ka kërkuar ta mbyllë karrierën e tij me një titull kampion me të kuqtë. Kuptohet fuqia e tij është jo vetëm për sot, por dhe për nesër.

Dhe, në këtë mes, Studenti është më shumë se sa i humbur. I vetmi defekt i Ylli Tomorrit, gjithnjë nëse do të kishte menduar ta mbante të përjetshme këtë ekip të Studentit, ka qenë moskthimi në shoqatë të pavarur nga klubi, ashtu sikurse parashikon Ligji i Sportit. Por megjithatë ai tashmë nuk është më pishman.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh