Gjergj Vyshka 01.08.2016 21:40
Sekretari i Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola, i është përgjigjur shefi i klubit shumësportësh “Vllaznia”, Mark Krroqi, edhe për akuzat e këtij të fundit për paaftësi.
“Sa për punën e Federatës ajo flet vetë, por nuk mund të lë papërmendur që Federata e re e Volejbollit, e dalë nga zgjedhjet e Tetorit 2015, ka treguar që, në një kohë fare të shkurtër, ka arritur ta nxjerrë këtë institucion nga kolapsi ku ishte zhytur, të organizojë të gjithë veprimtari pa asnjë ndryshim, të likuidojë një pjese te borxhit që ishte akumuluar ndër vite ndaj gjyqtarëve dhe se po i qëndron atyre që thotë”, – shton Vokopola i cili i rreshton si vijon të gjitha arritjet e FSHV-së:
1) paanshmëri dhe drejtësi e njëjtë për të gjithë duke zbatuar Rregulloren e Brendshme, Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Disiplinës
2) likuidim të detyrimeve për gjyqtarët sipas kontratës
3) mbledhjen e detyrimeve nga çdo Klub/Shoqate debitore, pa asnjë dallim
4) pjesëmarrje në Ligën e Evropës me të dy ekipet Kombëtare, si dhe organizim të një turneu në Shqipëri duke arritur edhe rezultate
5) organizim të aktiviteteve në disa qytete
6) seminare e trajnime për gjyqtarët e trajnerët e moshave
7) Kampionat Kombëtar të Volejbollit në Plazh
8) Liga Amatore
9) Festivale fëmijësh
10) Kampionat Ballkanik për Nën-20-vjeçarët (meshkuj+femra) më volejbollin e plazhit
11) Festival Mini Volejboll në plazh