Gjergj Vyshka 23.04.2016 17:05
Nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Albens Vokopola, është konfirmuar se Durrësi do të jetë qendra e grumbullimit e të dy kombëtareve kuqezi të rrjetës.
Dhe, jo vetëm kaq, por nga data 17, deri më 19 qershor 2016, Pallati i Sportit “Ramazan Njala” do të jetë mikpritësi i stacionit të dytë të Ligës së Evropës në volejboll për femra, atje ku përveç Shqipërisë do të jetë dhe Polonia, Bjellorusia dhe Sllovakia.
“Zgjodhëm Durrësin sepse të jep të gjitha mundësitë si në përgatitjen fizike, ashtu dhe taktike e teknike. Ne besojmë të jemi sa më dinjitozë në këtë pjesëmarrje në Ligën e Evropës”, – ka theksuar Vokopola.