Volejboll / Veliaj & Boroçiç, për sportin & jetesën e shëndetshme

Share Button

Tirana-Fan-Zone-Beach-Volej

AlbanianSport.com 12.06.2016 12:25

ASNN – Sporti duhet parë si një alternativë të dobishme në drejtim të jetesës së shëndetshme, sidomos për brezin e ri. Ky është apeli që Kryetari i Bashkisë të Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë të dielën nga “Tirana Fan Zonë”, ku ishte së bashku me presidentin e Federatës Evropiane të Volejbollit, Aleksandar Boroçiç. Veliaj ka dhënë gjithashtu edhe dy lajme të mira për infrastrukturën sportive në kryeqytet.

Jetesa e shëndetshme është një nga prioritet e Bashkisë së Tiranës dhe Kryetari i saj, Erjon Veliaj, ka bërë thirrje sot që shoqëria ta shohë sportin si një alternativë të dobishme në këtë drejtim, sidomos për brezin e ri. “Sipas shifrave që na jep Ministria e Arsimit dhe Sportit, 57 % e fëmijëve janë ose kanë probleme me mbipeshën dhe kjo është shqetësuese”, – ka thënë ai, duke folur për mediat.

“Ka dy mënyra për të reaguar ndaj kësaj, – ka vijuar kryebashkiaku kryeqytetas, – njëra do të ishte të bënim asgjë, pra thjesht të rrinim, ndërsa tjetra është që ta luftojmë këtë dukuri duke promovuar sportin në moshat e reja dhe prandaj veprimtari si kjo, që përfshijnë fëmijë në sporte të ndryshme, si volejbolli, basketbolli apo artet marciale, janë të rëndësishme dhe për këtë duhet përgëzuar prindërit.”

“Nuk e fshehim se duhet të përdorim këtë eksperiencë fantastike të Kombëtares tonë në Francë dhe kualifikimin, si një mundësi për të inkurajuar jetën sportive në qytet, – ka theksuar Veliaj. – Besoj që gjithë ky admirim për sportistët e Kombëtares duhet të kthehet në vendim-marrje të përditshme që ne duhet ta kemi në këtë qytet për të inkurajuar fëmijët të merren me sport.”

“Ndaj, edhe e kemi kombinuar, nuk kemi vetëm pjesën e tifozërisë për të ndjekur ndeshjen, por edhe pjesën sportive me disa fusha”, shtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj. Ndërkohë, presidenti i Federatës Evropiane të Volejbollit, Aleksandar Boroçiç, ka vlerësuar organizimin  veprimtarive të tilla si këto festivale sportive që po mbahen në “Tirana Fan Zone”, ndërsa ka premtuar edhe ndihmë në logjistikë dhe bazë materiale për volejbollin shqiptar në vijim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh