Gjergj Vyshka 03.02.2017 10:25
Tashmë është zyrtare, RTSH-ja dhe Federata Shqiptare e Volejbollit janë lidhur zyrtarisht për 3 vjet. Në fakt, edhe pa u nënshkruar kjo marrëveshje në rang drejtuesish, Televizioni Shqiptar ka qenë pranë volejbollit këtë sezon teksa ka transmetuar Partizani-Tirana për meshkuj, Studenti-Partizani për meshkuj, Farka Volej-Studenti për meshkuj dhe Partizani-Teuta për femra, Partizani-Farka Volej për meshkuj.
E po me ndihmesën e RTSH-së, nëpërmjet TeleSportit, janë transmetuar Farka Volej-Erzeni dhe Tirana-Studenti për meshkuj. Pa harruar këtu dhe transmetimin e ndeshjes së “Challenge Cup” më 6 dhjetor 2017, Studenti-Zirat Bankasi Ankara. Sikurse ka qenë edhe vite të shkuara.
Dhe, në marrëveshjen e firmosur midis drejtuesve të RTSH-së dhe Federatës Shqiptare të Volejbollit ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i institucionit më të lartë të rrjetës shqiptare, Albens Vokopola, dhe Drejtori i Departamentit të Sportit në RTSH, Pano Xhixho.