Gjergj Vyshka 10.05.2016 08:55
Federata e Volejbollit të Kosovës, më 7 maj, ka zhvilluar një seminar kualifikimi për gjyqtarë, që ka pasur për lektorë dy nga figurat më të nderuara të gjykimit shqiptar. Është fjala për ish-gjyqtarin ndërkombëtar Dhimitër Sallata dhe gjyqtarin ndërkombëtar, Altin Telo, që për arsye e mos arsyes janë larg gjykimit vendës.
Sepse në një farë mënyrë kështu kanë logjikuar drejtuesit më të lartë të Federatës Shqiptare të Volejbollit. Mirëpo fakti që Sallata dhe Telo thirren në Prishtinë për të mbajtur leksione për gjyqtarët e tyre do të thotë që ndërkombëtarisht dhe vetë ndërkombëtare kanë të tjera vlerësime për ta.
Duke mbetur tek seminari me gjyqtarët kosovarë, temat e mbajtura nga Altin Telo kanë qenë “Veprimtaritë e Federatës Botërore të Volejbollit”, “Arsyet e ndryshimeve në rregullore”, “Lidhja e elementëve të ndryshëm të rregullores”, si dhe “Vonesat, Ndëshkimet”.
Ndërkohë nga Dhimitër Sallata është mbajtur tema “Detyra e gjyqtarit të parë dhe të dytë. Bashkëpunimi mes gjyqtarëve me gjithë trupin gjykues”. E pas kësaj është bërë dhe testimi me shkrimi i gjyqtarëve.