Volejboll / Telo: Kontrata, përmirësimet duhen, mund të presin dhe një ditë

Share Button

Altin-Telo

Gjergj Vyshka 12.02.2016 11:15

Ndërkombëtari Altin Telo, në mënyrë ekskluzive për “Sport Ekspres”, ka sjellë të gjitha sugjerimet e tij për rregullim, atë ku kërkohet ndërhyrja e juristëve, si dhe kërkon mosmarrëveshjet të jenë dypalëshe. Ja argumentet e tij:

 

Lexova me vëmendje kontratën e ofruar nga ana e FSHV-së. Më poshtë po ju dërgoj mendimet e mia dhe sugjerimet për përmirësimin e kësaj kontrate, e cila sikundër rezultoi nga përgjigja e kryetarit të komisionit Tekniko-Arbitral nuk është diskutuar me masën e gjerë të arbitrave, por vetëm me anëtarët e komisionit, që kanë bërë dhe sugjerime e përmirësime. Më duhet të kthehemi pak në kohë, në fund të shtatorit – fillim tetorit 2014, kur FSHV na ofroi një model shumë të ngjashëm kontrate me këtë të para disa ditëve. President aktual i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, e mban mend mirë se është zhvilluar një takim në zyrat e FSHV, ku ka marrë pjesë bashkë me sekretarin e FSHV, Leonard Tase, dhe një grup arbitrash. Kemi diskutuar, debatuar dhe në fund kemi rënë dakord për një model kontrate të përmirësuar, të dyja palët, FSHV dhe grupi i arbitrave.

Kjo praktikë që ka dhënë rezultate të mira në vitin 2014 nuk është zbatuar këtë radhë për kontratën e ofruar. Për më tepër na vihet me detyrim për nënshkrim brenda disa ditësh. Titullohet “kontrate bashkëpunimi”, por vetëm bashkëpunimi dhe barazia mungon në modelin e ofruar. Sikundër ka theksuar sekretari i përgjithshëm, Albens Vokopola në e-mailin e tij, ka qenë edhe një kërkesë e MAS për rregullimin e marrëdhënieve me FSHV dhe gjyqtarëve. Për këtë arsye mendoj se kjo kontrate, përveç diskutimit me gjyqtarët, duhet pare dhe konsultuar me juristë, pasi nuk ka kuptim hartimi dhe nënshkrimi i një kontrate, që mund të rezultojë me vlerë ligjore të gjymtuar nëse nuk merret ne konsiderate legjislacioni aktual në fuqi. E këtë të fundit as Komiteti Ekzekutiv dhe as gjyqtarët nuk mund të pretendojnë se e njohin më mirë sesa juristët. Bashkëngjitur po ju dërgoj modelin e kontratës, ku me të verdhë kam theksuar ndryshimet që propozoj unë, ku një pjesë e madhe e tyre janë rënë dakord në vitin 2014, mes FSHV dhe gjyqtarëve. Gjithashtu në modelin e kontratës për t’u përmirësuar, me ngjyrë bojëqielli, kam theksuar sugjerime dhe mendime të miat, të cilat mund të diskutohen, jo domosdoshmërisht të pranohen ose hidhen poshtë në bllok. Në mënyrë të përmbledhur si më poshtë:

Neni 1 – Çuditërisht në objektin e kësaj kontrate janë përfshirë dhe veprimtaritë ndërkombëtare. Propozimi konkret për ndryshim është pranuar në vitin 2014. Ky formulim në kontratën e përmirësuar dhe rënë dakord në vitin 2014 është përfshirë edhe në propozimin tim, që bëhet si më poshtë: “Objekti i kësaj kontrate është …….. , gjatë veprimtarive zyrtare kombëtare, si dhe për veprimtaritë ndërkombëtare, që zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë, të cilat janë nën juridiksionin e FSHV ose organizmave ku FSHV është anëtare.”

Neni 2 – Vlen i njëjti formulim si për nenin 1 me shtesën: ” ………si dhe për veprimtaritë ndërkombëtare që zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë nën juridiksionin e FSHV ose të organizmave ku FSHV është anëtare që përfshihen në sezonin sportiv aktual 2015-2016 deri në përfundim të tij”.

Neni 3 – Gjuha me të cilën është formuluar është e ndërlikuar, e lodhshme dhe disi “ushtarake”, urdhërore. Arbitri nuk është i detyruar të nënshkruajë kontratën pas pajisjes me licencë. Pas pajisjes me licencë ai ka të drejtën të nënshkruaje kontratën. Propozimi për një formulim më të thjeshtë të nenit si vijon: “Çdo arbitër volejbolli, për t’u aktivizuar në veprimtaritë zyrtare të FSHV regjistrohet dhe pajiset me licencën përkatëse nga FSHV. Pas licencimit në FSHV, arbitri ka të drejtën të nënshkruajë këtë kontratë.”

Neni 4, pika 2 – Mendoj se duhet përdorur Neni 2, pika 4 e kontratës së rënë dakord në vitin 2014 me formulim më të thjeshtuar dhe saktë si vijon: “Të pranoje ose refuzojë me shkrim (e-mail ose SMS), brenda 48 orëve nga njoftimi, detyrën e caktuar ne ndeshje nga Komisioni Tekniko-Arbitral. Nëse pas afatit 48-orësh nuk ka përgjigje nga gjyqtari vlerësohet se detyra është pranuar nga gjyqtari. Në rast të pranimit zyrtar ose mungesës së refuzimit të detyrës, gjyqtari duhet te jetë i pranishëm në ndeshjen e caktuar duke respektuar kërkesat sipas pikes 1 të këtij neni.”

Neni 4, pika 3 – Bën fjalë për rastet e mungesës së gjyqtarit për arsye shëndetësore ose të rënda familjare dhe forca madhore. Sugjeroj që përveç njoftimit me shkrim ose e-mail të shtohet dhe njoftimi me telefon apo “sms”. Kjo sepse në rast të problemeve shëndetësore, apo urgjencave, gjyqtari e ka thuajse të pamundur që të njoftojë me shkrim apo e-mail, ndërsa me telefon apo “sms” është plotësisht e mundur. Gjithashtu, për të mos e ngatërruar më shumë se kush duhet të njoftohet, mendoj që FSHV të përcaktojë ose Komisionin Tekniko-Arbitrar ose Sekretarin e FSHV, pasi nuk ka nevojë të jenë të dy. Për mendimin tim të njoftohet komisioni T-A (kryetari ose në mungesë të tij njëri nga anëtarët), pasi përveç njoftimit, komisionit T-A duhet të vendosë edhe për zëvendësimin e gjyqtarit të pamundur për të kryer detyrën për arsye shëndetësore, të rënda familjare, apo forca madhore. E rëndësishme në këto raste është që ndeshja të kryhet me 2 arbitra dhe komisioni T-A ka dijeni se ku janë caktuar gjyqtar dhe kush mund të jetë zëvendësuesi i duhur në një kohë të shkurtër, pasi kemi te bëjmë me raste urgjente të paparashikuara.

Neni 4, pika 4 – Është përmirësuar në krahasim me modelin e vitit 2014, ku është shtuar që uniforma e gjyqtarit të përdoret vetëm për gjykimin e ndeshjeve. Për ta plotësuar mendoj që të shtohet në fund formulimi si vijon “Në veprimtaritë kombëtare, si dhe për veprimtaritë ndërkombëtare, që zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë nën juridiksionin e FSHV ose të organizmave ku FSHV është anëtare”. Kjo për të shmangur që gjyqtari të shkojë me uniformën zyrtare të FSHV në ndeshje miqësore që zhvillojnë skuadrat mes tyre.

Neni 4, pika 5 – Formulim disi i ngarkuar qe u kërkon arbitrave të dërgojnë me sms foto të protokollit, etj. Detyrimi i arbitrit të parë, sipas rregullores së brëndshme ështe që të dorëzojë protokollin brenda 24 orëve nga përfundimi i ndeshjes. Sugjerimi im është thjeshtimi i kësaj pike me formulimin si vijon: “Gjyqtari i parë duhet të dorëzojë protokollin e ndeshjes brenda 24 orëve ose ditën e parë të punës nga përfundimi i ndeshjes”. Duke qenë se ndeshjet e KK për të rritur e për të rritura zhvillohen të shtunën, të dielën nuk ka njeri në zyrë për te pritur protokollet. Ndaj kam shtuar ditën e parë të punës, pasi mund të qëllojë dita e hënë ose dhe ajo pas saj që të jenë dite pushimi zyrtar.

Neni 4, pika 6 – Mendoj se pika 6 edhe mund të hiqet. Duke e lidhur me nenin pasardhës 5 të kontratës nuk është e udhës të dënohet gjyqtari se nuk ka dorëzuar në kohë dokumentet për shlyerjen e pagesave.

Neni 4, pika 8 – Mendoj se pika 8 është e tepër dhe një përsëritje e pikës 1 të këtij neni. Gjithashtu lë shteg për abuzime dhe interpretime të ndryshme.

Neni 4, pika 9 – Prishja e menjëhershme e kontratës nga FSHV është pak e ashpër dhe mendoj se duhet parë me juristë.

Neni 5 – I gjithi duhet parë me juristë.

Neni 6 – Mendoj se në këtë pikë duhet të ketë barazi mes palëve. Sikundër arbitri për prishjen e kontratës duhet të njoftojë 30 ditë përpara, edhe për FSHV duhet të zbatohen të njëjtat afate. Sidoqoftë edhe kjo pikë duhet parë me juristë.

Neni 7, pika 4 – Mendoj se kjo pikë nuk ka vlerë të vendoset në kontratën për veprimtaritë e FSHV brenda vendit dhe që ka një kohëzgjatje 1-vjeçare. Edhe në vitin 2014, propozimi i arbitrave ishte që të hiqej, por gjithsesi FSHV e mbajti në modelin e përmirësuar. Për mua nuk ka vlerë të jetë, por nëse këmbëngulet për ta mbajtur në kontratë nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.

Sanksionet ndaj FSHV – Nuk janë parashikuar sanksione nëse FSHV nuk i përmbahet kontratës së nënshkruar. Besoj se të gjithë pranojmë barazinë mes palëve nënshkruese. Sikundër janë vendosur sanksione nëse arbitri nuk përmbush kontratën, duhen vendosur sanksione nëse FSHV nuk përmbush pjesën e saj të detyrimeve në kontratë. Në historinë e deritanishme, zakonisht ka qenë FSHV-ja që nuk ka përmbushur pjesën e saj të “kontratës morale” me gjyqtarët, pasi nuk ka pasur kontratë me shkrim.

Mosmarrëveshjet – Zgjidhja e mosmarrëveshjes që mund të linde mes palëve nënshkruese të kontratës, mungon plotësisht. Duhet marrë mendim nga juriste dhe duhet përfshirë në kontratën e bashkëpunimit.

Pavarësisht se mund të duket se nuk ka kohë, dëshira e mirë për ta përmirësuar kontratën që ofron FSHV duhet të mbizotërojë mbi afatin e datës 12 shkurt. Deri më sot, edhe pa kontratë, gjyqtarët e kanë kryer gjithnjë detyrën e tyre. Nëse kërkohet 1 ose disa ditë më shumë për të nënshkruar kontratën e përmirësuar nuk do të ndodhë hataja. Ka gjithnjë gatishmëri nga gjyqtarët për t’u takuar dhe diskutuar në çdo kohë. Shpresoj që takimi për përmirësimin e kontratës të zhvillohet sa më shpejt. Personalisht garantoj praninë time në çdo kohë që të vendosni për takimin vetëm për përmirësimin e kontratës. Besoj se një grup kolegësh do të jenë të gatshëm gjithashtu për të marrë pjesë në takim.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh