Gjergj Vyshka 04.05.2017 18:00
Për shkak të kartonit të kuq që kishte marrë në ndeshjen e parë, Renato Kasa e ka drejtuar nga tribuna skuadrën e tij. Por kjo nuk e ka frenuar Elbasanin që të mos e marrë titullin “kampion”. “Për mua si trajner i ri, – thotë Kasa për mediat sportive, – është kënaqësi që u shpallëm “kampionë”.”
“Është viti i dytë i imi si trajner, vjet kemi qenë “nënkampion” e sivjet “kampionë”, – ka vijuar ai. – Të them të drejtën nuk është se kemi bërë një lojë të mirë, sidomos në dy setet e para. Madje e prisja më dobët paraqitjen e skuadrës, aq më tepër që nuk isha në stol për shkak të kartonit të kuq.”
“Dhe nuk kisha mënyrën për ta mbështetur ekipin, – ka theksuar trajneri elbasanas. -Është e vërtetë që u shpallëm “kampionë” me pikët e vogla, sepse jemi mundur në Elbasan kemi fituar këtu. Por kënaqësia është e madhe. Perspektiva e këtij ekipi është e mbarë, aq më shumë që na largohen 6 lojtarë. Megjithatë përsëri do të përpiqemi që të ruajmë titullin “kampion”.”