Gjergj Vyshka 04.05.2017 10:40
Tirana e volejbollit të të rinjve, e mbështetur fort tek Kapidani, por dhe Myrta, Aliaj, Vasili, Rama e Haxhimali, ia del të vihet në udhëheqje të rezultatit në setin e parë. 8-4, 15-9, 16-10 dhe në fund 25-14. Po kështu ndodh dhe në setin e dytë; 8-6, 13-8, 13-12, 16-15, 21-18 dhe në fund 25-20.
Mirëpo rilind Elbasani, që ka kryesuar në setin e dytë në 3-7, 4-8, 10-22 dhe në fund 18-25. I katërti ka fillimin e mirë për Tiranën me 8-5, 12-9, 15-13. Por këtu ndalet Tirana dhe Elbasani përmbys në 15-16, 17-20 dhe në fund 21-25. Shkohet në set final, teksa nga 5-1 për Tiranën barazohet në 6-6.
Më pas 8-10 për Tiranën dhe në fund 8-15 dhe kampion Elbasani. Medaljet, kupën e vendit të dytë dhe Kupën për ekipin kampion e ka dorëzuar Presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i këtij organizmi, Albens Vokopola
Tirana – Elbasani 2-3
(25-14, 25-20, 18-25, 21-25, 8-15)
Tirana: Rama, Haxhimali, G.Kapidani, Aliaj, Vasili, Myrta, Seferi (L) / R. Kapidani, Buca. Trajner: A. Hajdari
Elbasani: Dulja, Daiu, Thano, Toçi, Tollumi, Dyli, Koçubina (L) / Rezhda, Gjika, Kela, Dede. Trajner: R. Kasa
Gjyqtarë: E. Dusha, R. Mujo (Tiranë)