Gjergj Vyshka 22.05.2016 14:40
Vllaznia për të reja dhe Tirana për të rinj janë kampionët e volejbollit shqiptar për sezonin 2015-2016.
Vllaznia ka mundur në finale Himarën, 3-0, ndërsa kupa është dorëzuar prej presidentit të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, dhe anëtari i kryesisë, Dashamir Brari.
Kurse Tirana ka mundur po 3-0 në finale Elbasanin dhe sërish trofeu është dorëzuar nga presidenti Pëllumbi dhe sekretari i përgjithshëm Albens Vokopola.
Federata Shqiptare e Volejbollit i ka uruar suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, ndërsa në Shkodër një medalje e veçantë ka shkuar dhe për trajneren e të rejave, Alda Kaçorri, e ndarë nga jeta para dy muajsh.