Volejboll – Të Rinj / Shqipëria mundet 0-3 nga Bosnjë-Hercegovina

Share Button

BVA-logo

AlbanianSport.com 04.08.2015 20:05

ASNN – Kampionati Ballkanik i Volejbollit për Të Rinj, që po zhvillohet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, ka luajtur sot aktin e parafundit të tij me dy takimet gjysmëfinale si dhe ndeshjen për vendin e 5-të, ku Shqipëria është mundur në 3 sete përballë Bosnjë-Hercegovinës.

Skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajnerët Arben Sako dhe Dritan Bardhi, e cila vinte pas fitores një ditë më parë në 5 sete ndaj Maqedonisë, në ndeshjen e fundit të grupit A, duket se ka vuajtur lodhjen, duke u mundur përballë boshnjakëve, që nga ana e tyre, ishin mundur në të dy ndeshjet e grupit B, 0-3 nga Serbia dhe 2-3 nga Rumania.

Loja e të rinjve shqiptarë ka qenë pak e shumë e njëjtë në të 3 setet, të cilat i ka humbur përkatësisht 19-25, 20-25 dhe 18-25. Kësisoj, Bosnjë-Hercegovina merr vendin e 5-të, ndërsa Shqipëria ka një shans për t’u ngushëlluar nesër në orën 13:00, në takimin e fundit, atë për vendin e 6-të dhe të 7-të, kur të përballet, për herë të dytë brenda 3 ditëve, me Maqedoninë.

Ndërkaq, sa u përket skuadrave të tjera, Turqi, e cila mundi Rumaninë 3-0 (25-21, 25-20, 25-17), do të përballet në finalen e orës 15:00 me Serbinë, që gjithashtu gjunjëzoi Greqinë në 3 sete (22-25, 11-25, 12-25). Një orë më herët, Rumania dhe Greqia ndeshen për vendin e tretë dhe të katërt.

 

Kampionati Ballkanik

i Volejbollit – Të Rinj

(Ankara 2015)

 

Grupi A

 

Të shtunën:

 

Shqipëri – Turqi                    0-3

(16-25, 18-25, 22-25)

 

 

Greqi – Maqedoni                 3-1

(25-17, 25-15, 22-25, 25-18)

 

 

Të dielën:

 

Turqi – Maqedoni                  3-1

(25-12, 25-12, 22-25, 25-14)

 

 

Shqipëri – Greqi                    0-3

(21-25, 23-25, 16-25)

 

 

Të hënën:

 

Maqedoni – Shqipëri                        2-3

(25-19, 19-25, 25-19, 22-25, 10-15)

 

Turqi – Greqi                          3-0

(25-15, 25-9, 25-22)

 

 

Renditja

Nr.       Skuadra         N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Turqia 3          3          0          9-1                  9
  2. Greqia 3          2          1          6-4                  6
  3. Shqipëria 3          1          2          3-8                  2
  4. Maqedonia 3          0          3          4-9                  1

 

 

Grupi B

 

 

Të shtunën:

 

 

Serbi – Rumani                                 3-2

(21-25, 22-25, 27-25, 25-12, 15-13)

 

 

Të dielën:

 

 

Serbia – Bosnjë-Hercegovinë        3-0

(25-10, 25-15, 25-14)

 

 

Të hënën:

 

 

Bosnjë-Hercegovinë – Rumani      2-3

(25-22, 25-13, 16-25, 23-25, 9-15)

 

 

Renditja

Nr.       Skuadra                                 N.        F.         H.        Setet               Pikë

  1. Serbia 2          2          0          5-2                  5
  2. Rumania 2          1          1          5-5                  3
  3. Bosnjë-Hercegovina 2          0          2          2-5                  1

 

 

Për vendet 5 & 6:

 

 

Të martën:

 

 

Shqipëri – Bosnjë-Hercegovinë     0-3

(19-25, 20-25, 18-25)

 

 

Gjysmëfinalet:

 

 

Të martën:

 

 

Greqi – Serbi                                      0-3

(22-25, 11-25, 12-25)

 

 

Turqi – Rumani                               3-0

(25-21, 25-20, 25-17)

 

 

Për vendet 6 & 7:

 

 

Të mërkurën:

 

 

Shqipëri – Maqedoni                                    (13:00)

 

 

Për vendet 3 & 4:

 

 

Të mërkurën:

 

 

Rumani – Greqi                                 (14:00)

 

 

Finalja

 

Të mërkurën:

 

 

Turqi – Serbi                                      (15:00)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

Volejboll – Femra / “Rrufe” në qiellin bardheblu, largohet trajneri Gurabardhi

AlbanianSport.com 13/03/2024 19:20 ASNN – Ka ardhur si një rrufe në qiellin bardheblu, por vetëm

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh