Volejboll – Të Rinj / Bardhi: Kjo skuadër premton, duhet më tepër mbështetje

Share Button

Volejboll-Dritan-Bardhi-cunat-e-Farka-Volej

Gjergj Vyshka 06.08.2015 12:05

Ka përfunduar dje në Ankara të Turqisë Kampionati Ballkanik i Volejbollit për Të Rinj, atje ku ka marrë pjesë edhe kombëtarja e Shqipërisë, e cila është drejtuar nga Arben Sako dhe Dritan Bardhi. Duket se tanët ia kanë marrë dorën Maqedonisë, të cilën e kanë mundur dhe finalen për vendet 6-7.
Ndryshe nga ndeshja në grup e tre ditëve më parë, atje ku tanët kanë fituar me vështirësi 3-2, e djeshmja ka qenë një tjetër melodi. Edhe pse me vështirësi në dy setet e para, tanët kanë arritur të triumfojnë 25-23 dhe duke kryesuar 2-0 nuk e kanë pasur më pas të sikletshme për të marrë edhe setin e tretë. 25-16 dhe e gjithë ndeshja 3-0 për tanët.
Ndërsa për ndihmëstrajnerin e kuqezinjve, Bardhi, nëse kjo kombëtare do të kishte ditë grumbullimi më shumë atëherë do të mund të bënte edhe më shumë në këtë Ballkaniadë. “Po të ishim grumbulluar disa ditë më shumë në vendin tonë të jeni të bindur se do të kishim fituar jo vetëm ndaj Greqisë, por dhe ndaj Bosnje-Hercegovinës”, – ka deklaruar ai.
“E them këtë sepse kjo kombëtare kishte më shumë nevojë për t’u njohur me njëri-tjetrin. Deri diku jemi të kënaqur. Por është një ekip që premton”, ka përfunduar trajneri i Farka Volejit, Dritan Bardhi, kurse Shqipëria e të rinjve e ka përfunduar Ballkaniadën në vendin e 6-të mes 7 ekipeve pjesëmarrëse.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh