Dorëheqja nga drejtimi i ekipit të volejbollit së të rritur të trajnerit Mark Kroqi ka bërë që të ketë lëvizje edhe në ekipin e të rejave. Kështu, siç është bërë e ditur edhe më parë, trajneri i të rejave, Adrian Mikopli, ka kaluar në drejtimin e ekipit së të rriturve, ndërsa vendin e tij në drejtimin e ekipit së të rejave e ka zënë ish-volejbollistja e njohur shkodrane, Ana Gjelaj.
Prezantimi i Gjelajt, me ekipin e të rejave, është bërë dje pasdite nga ana e inspektorit të lojërave me dorë në klubin Vllaznia, Beniamin Idrizi. Duke folur përpara skuadrës, që tashmë ajo do të drejtojë, trajneria Ana Gjelaj shprehu kënaqësinë e marrjes së kësaj detyre, ndërsa premtoi se do të punojë me përkushtim që titulli, i fituar për dy vite radhazi nga Mikopli, do të jetë përsëri pronë e Vllaznisë për të reja.
Përpos kësaj, Gjelaj, garanton se në punën e saj do të përkushtohet për trajtimin dhe përgatitjen me sa më cilësi të elementit të ri që ka në ekip në mënyrë që ato të jenë bazë për Vllazninë e madhe