Volejboll / Shqipëria, një “po”, një “jo” në të 3-tat të Ligës së Evropës

Share Button

AlbanianSport.com 26/05/2018 19:55

ASNN – Shqipëria e volejbollit ka luajtur sot ndeshjet e treta të Ligës së Evropës në grupin e argjendtë. Kështu për meshkuj, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Jani Melka kanë qenë në ndeshjen e tyre të fundit jashtë fushe, teksa bëhej fjalë për ballafaqimin me Kroacinë, që do të luhet në Qendrën Sportive “Gripe” në Split.

Kjo ndeshje, që u gjykohet nga serbi Aleksandar Petroviç, si dhe kroatja Tajana Sandi Kramar, ka folur krejtësisht për vendasit në setin e parë. Kroacia kishte dy fitore në grup, kurse kuqezinjtë një, atë ndaj Hungarisë në Budapest 3-1, dhe si një humbje, atë ndaj Bjellorusisë.

Setin e parë kroatët e kanë marrë lehtë, 25-15. Në të dytin, djemtë kuqezinj luftojnë pikë për pikë, por vendasit e fitojnë edhe atë 25-23. Kjo u ka dhënë kroatëve një epërsi morale në setin e tretë, ku, përtej përpjekjeve të skuadrës së Melkës, vendasit e fitojnë edhe atë 25-21 dhe gjithë ndeshjen 3-0.

Ndërkohë femrat kanë qenë përballë Izraelit, në takimin që nisi në ora 18:00 me atë të Tiranës, në Ranana, në Pallatin e Sportit “Metrouest”. Kjo ndeshje do të gjykohej nga italiania Ilaria Vanji, si dhe izraeliti Tiran Shaino, ndërsa vajzat kuqezi erdhën me një fitore, 3-0 ndaj Gjeorgjisë, dhe një humbje 0-3 ndaj Austrisë.

E në të njëjtat kuota dhe Izraeli. Megjithatë, cilësia dhe grinta e vajzave kuqezi kanë bërë diferencën ndaj përfaqësueses vendase, pasi Shqipëria e merr setin e parë 25-18. Edhe më i lehtë ka qenë seti i dytë, që vajzat e drejtuara nga trajnerët Altin Martiri dhe Roland Tarja e marrin 25-16.

Kjo ka bërë që seti i 3-të, që është fituar nga vajzat kuqezi 25-14, të jetë një formalitet dhe Shqipëria të marrë fitoren e dytë në 3 ndeshje, që e ngjisin atë në vendin e dytë të renditjes, me 6 pikë, 3 më pak sesa Austria, që nuk ka gabuar në takimin e zhvilluar dje ndaj Gjeorgjisë, duke fituar në 3 sete.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh