Volejboll / Shqipëria në Ligën e Evropës, Pëllumbi, në CEV për të diskutuar

Share Button

Erli-Pellumbi

Gjergj Vyshka 17.01.2016 07:55

Trajnerët e femrave dhe të meshkujve kanë diskutuar me drejtuesit më të lartë të rrjetës shqiptare, ndërsa tanimë shihet mundësia e pjesëmarrjes së përfaqësueseve të të rriturve në arenën ndërkombëtare. Shqipëria në Ligën e Evropës për femra dhe për meshkuj. Kjo është mundësia që tashmë është krijuar për kombëtaret e të rriturve dhe të rriturave, të cilat po bëjnë më shumë se sa dy vjet që nuk marrin pjesë në arenën ndërkombëtare.

Dhe në mungesë të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian 2017, teksa shorti qe caktuar në nëntor të vitit të kaluar, kjo edhe për shkak të mungesës financiare, atëherë kryesia e Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV), e mbledhur për dy ditë me radhë ka gjetur këtë mundësi. Madje, të paktën edhe sipas presidentit Erlind Pëllumbi, teksa dje është bërë edhe një takim me trajnerët e femrave (Gurabardhi, Tarja, Marash e Jazenxhiu, ka munguar Gorenxa), apo dhe të meshkujve (Tomorri, Marangoni, Bardhi, mungonte Kalaja dhe Koja), është gjetur dakordësia mes palëve që do të merret pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare.

“Meqë afatet janë shumë të shtrënguar, sepse deri më datën 20 janar duhen plotësuar formularët, atëherë ne folëm me trajnerët, të cilët në një farë mënyre kanë shprehur opinionet e tyre për pjesëmarrjen e ekipeve kombëtare, – ka theksuar kreu i FSHV-së. Dhe më 22 janar në Luksemburg do të jem në takim me drejtuesit më të lartë të Federatës Evropiane të Volejbollit për të diskutuar këtë mundësi të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Evropa Ligë për meshkuj dhe për femra.”

“Madje kemi aprovuar dhe fondin “grant” për vitin 2016 në të cilën kemi parashikuar pjesëmarrjen në disa veprimtari ndërkombëtare për të rritur dhe për të rritura, – ka vijuar Pëllumbi. – Jo vetëm kaq, por dhe kombëtaret e moshave, duke qenë se aktivitetet ballkanike janë këtu pranë, do të marrin pjesë. Sikurse dhe në Kampionatet Ballkanike të volejbollit në plazh njëri prej të cilëve do të jetë edhe në vendin tonë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh