Gjergj Vyshka 28.05.2016 17:55
Shqipëria në volejboll do të jetë pjesëmarrëse vetëm në festivalin e fëmijëve, që është duke u zhvilluar në Beograd të Serbisë dhe përfundon sot.
Që do të thotë se nuk do të paraqitet as me të rinjtë, të rejat, para të rinjtë dhe para të rejat, ndërsa u bë gati 5 vjet që, për shkaqe financiare, këto kombëtare nuk marrin pjesë në veprimtaritë e Gadishullit.
E vetmia gjë është fakti që ne do të jemi pritës të Kampionatit Ballkanik të Volejbollit në Plazh për Nën-20-vjeçarët, që në gusht do të mbahet në Durrës.
Mandej e gjithë pjesa tjetër do të jetë në Ligën e Evropës për meshkuj dhe për femra. Dhe kjo përsëri është e rëndë për volejbollin shqiptar.