Volejboll / Shqipëria “merr” Kampionatin Ballkanik të Nën-20-vjeçarëve

Share Button

AlbanianSport.com 20/01/2019 16:35

ASNN – Kampionati Ballkanik i Nën-20-vjeçarëve në Shqipëri, e vendosi Asambleja në Budva. Të shtunën, në Budva të Malit të Zi, me rastin e 20-vjetorit, u mblodh Asambleja e Përgjithshme e Shoqatave të Volejbollit Ballkanik (BVA), ku morën pjesë përfaqësues të 10 shteteve. I pranishëm ishte dhe numri një i Federatës Shqiptare të Volejbollit, presidenti Erlind Pëllumbi.

Shqipëria u përfaqësua gjithashtu dhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës, Albens Vokopola. Në këtë takim u morën disa vendime të rëndësishme për volejbollin ballkanik gjatë vitit 2019, sidomos sa u takon veprimtarive rajonale dhe Shqipëria mori të drejtën të organizojë Kampionatin Ballkanik të Volejbollit të meshkujve për moshën deri në 20 vjeç.

Edhe pse data zyrtare e nisjes së veprimtarisë nuk është përcaktuar ende, besohet se Ballkaniada për Nën-20-vjeçarët do të mbahet në Shqipëri në një nga muajt e verës. Marrja nga Shqipëria e të drejtës së pritjes së Ballkaniadës për këtë moshë, bëhet në kuadër të projektit që ka Federata Shqiptare e Volejbollit për t’i dhënë impuls zhvillimi volejbollit të moshave në të dy gjinitë.

Në mënyrë që volejbolli shqiptar të përfaqësohet në vitet në vazhdim me më shumë dinjitet në aktivitetet ndërkombëtare. Dhe Ballkaniada mund të hapë një dritare të re prezantimi për shumë talente të volejbollit të meshkujve në Shqipëri, ndërsa duhet theksuar në 10-ditëshin e parë të shtatorit të vitit të shkuar, në Tiranë dhe Durrës u mbajt faza finale e Kampionatit Evropian të Volejbollit për Nën-19-vjeçaret.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh