Gjergj Vyshka 18.02.2016 18:40
Volejbolli emëron trajnerët e kombëtareve, tashmë përfaqësueset me drejtor teknik. Dritan Çuko për meshkuj dhe Anila Hoxha për femra në krye të grupit, Jani Melka dhe Altin Martiro teknikët e parë të kuqezinjve. Liga e Evropës përgatitjet serioze për Federatën Shqiptare të Volejbollit
“Kemi shpërndarë dhe grantin, – ka thënë Presidenti i FSHV-së, Erlind Pëllumbi, që dje ka parë dhe kryendeshjen e javës së 9-të për meshkuj mes Teutës dhe Studentit, – dhe shpresojmë të jemi model në të gjithë funksionimin e ekipeve kombëtare, ashtu siç i ka hije, apo ashtu siç funksionon Evropa dhe bota.”
“Mendoj që do të jemi dinjitoz në përfaqësimet tona”, – ka shtuar ai. Në këto kushte ka rënë autoriteti i padiskutueshëm të paktën deri më 2013-ën në krye të ekipeve të kombëtareve të të rriturve të Ylli Tomorrit dhe Hasan Gurabardhit. “Ne ia propozuam detyrën e drejtorit teknik Ylli Tomorrit, por nuk e pranoi”, – thotë presidenti i rrjetës.
Sepse tashmë për volejbollin shqiptar, të paktën edhe sipas idesë së presidentit Pëllumbi, ka nisur një erë e re në funksionim…