Volejboll / Rrjeta hedh shortin, në dilemë për ditët e ndeshjeve

Share Button

volleyballcourt-kampionatet-fshv-montazh

Gjergj Vyshka 26.09.2014 15:55

Nga Federata Shqiptare e Volejbollit është propozuar e premtja për meshkuj dhe e shtuna për femra, kurse skuadrat kërkojnë që jo vetëm të vendosin, por dhe të jenë të parët para basketbollit. Volejbolli shqiptar dje ka rrotulluar goglat, teksa ka hedhur shortin për kampionatin kombëtar të të rriturve dhe të rriturave, teksa këto të fundit do të vazhdojnë të jenë të ndarë në dy grupe A1 dhe A2.

Në hedhjen e shortit kanë qenë të pranishëm Artan Kalaja (Trajneri i Vllaznisë meshkuj), Elma Meta (lojtare e Tiranës femra), Arben Sako (Trajneri i Tiranës meshkuj), Hasan Gurabardhi (Trajneri i Barleti Volej femra), Elton Stafa (inspektori i klubit shumësportësh Partizani), Todi Driza (Trajneri i Flamurtarit femra), Genci Nexhipi (Trajneri i Dinamos femra).

Në krah të sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, ka qenë i pranishëm anëtari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi. Në projekt kalendar është vendosur që e premtja të jetë dita e meshkujve, kurse e shtuna e femrave. Në një kohë që data 3 dhe 4 tetor do të jetë dita e parë e kampionatit.

Por, veçanërisht e premtja, është kundërshtuar nga trajneri i Tiranës dhe i Vllaznisë, sepse duke qenë se lojtarët e tyre janë në punë është shumë e vështirë për t’i marrë leje. Në të tilla kushte, Kalaja ka dhënë dhe një propozim të tillë: “Nëse deri dje kemi qenë që i kemi shkuar nga basketbollit, tashmë le të vinë ata pas nesh. Pra e kam fjalën t’i vendosim ditët dhe oraret më përpara se koshi dhe më pas të bëjnë ç’të duan”.

Por në të njëjtën kohë, duke qenë se klubet i kanë sallat në vartësi të tyre, atëherë u është lënë kohë 24 orë të vendosin se kur do të luajnë. Sakaq kampionati i meshkujve do të ketë tre faza, ndërsa në “play-off” do të marrin pjesë katër ekipet e para e kampionia caktohet pas pesë ndeshjes. Për femra do të jetë më dy faza dhe më pas “play-off”-i. Në mes të kampionatit, më 25-26 dhe 27-28 nëntor do të jetë Kupa e Flamurit për femra e meshkuj.

Po kështu Kupa e Shqipërisë do të jetë me gjysmëfinale, atje ku tetë skuadrat do të jenë të ndara në dy grupe. Kështu për meshkuj do të luhet më 15-17 janar dhe 22-24 janar, kurse finalja 6-7 shkurt. Kurse për femra do të jenë në dhjetor, në një kohë që finalet do të jenë më 4-5 shkurt. 31 janari është data e Superkupës për meshkuj dhe për femra. Këto janë datat e sezonit 2014-2015, kurse rrjeta shqiptare është gati për garë.

 

Shorti i kampionatit kombëtar të Volejbollit (sezoni 2014-2015)

 

Meshkuj

 

1) Skënderbeu

2) Vllaznia

3) Farka Volej

4) Studenti

5) Tirana

6) Elbasani

7) Teuta

 

Java e parë

(3 tetor 2014)

 

Vllaznia – Teuta

Farka Volej – Elbasani

Studenti – Tirana

Skënderbeu (pushim)

 

Femra A1

 

1) Tirana

2) Teuta

3) Flamurtari

4) Skënderbeu

5) Vllaznia

6) Partizani

7) Barleti Volej

8) Studenti

 

Java e parë

(4 tetor 2014)

 

Tirana – Studenti

Teuta – Barleti Volej

Flamurtari – Partizani

Skënderbeu – Vllaznia

 

Femra A2

 

1) Elbasani

2) Dinamo

3) Vlora

4) Apolonia

5) Minatori

6) Korabi

 

Java e parë

(4 tetor 2014)

 

Elbasani – Korabi

Dinamo – Minatori

Vlora – Apolonia

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

Vijon faza e grupeve të Kupës së Shqipërisë, nisin takimet e 3-ta

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:00 ASNN – Veprimtaria e dytë e volebollit në vend, Kupa e Shqipërisë,

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

Volejboll – Femra / Keçi: Mungesa e disiplinës, arsyeja e ndryshimeve

AlbanianSport.com 14/03/2024 13:35 ASNN – Shefja e Klubit Shumësportësh të Tiranës, Deborah Keçi,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh