Gjergj Vyshka 13.01.2017 14:35
Shqipëria në hedhjen e shortit të Ligës së Evropës dje në Luksemburg është përfaqësuar nga Zëvendëspresidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Dashamir Brari, dhe Sekretari i Përgjithshëm i saj, Albens Vokopola. Por ndërkohë kontaktet kanë qenë të vazhdueshme me presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi.
Ky i fundit, duke folur për “Sport Ekspres” ka dhënë këtë koment: “Për ne është nder që do të organizojmë të dy veprimtaritë, si për femra, ashtu dhe për meshkuj. Shpresojmë shumë që të inaugurohet Salla Sportive e Parkut Olimpik të Tiranës dhe të luajmë atje, sepse do të ishte një vlerë e shtuar kjo veprimtari. Ndërkohë pretendimi ynë është që të kualifikohemi.”
“Për femra e njohim Bjellorusinë, kurse Finlanda e Austria janë të panjohura për ne. Për meshkuj me Maqedoninë kemi qenë shumë pranë fitores atje, kurse Suedinë nuk e njohim. Megjithatë me të gjitha përgatitjet që do të bëjmë, jo vetëm në organizim, por dhe në përgatitjen e ekipeve kombëtare, shpresojmë që të marrim një rezultat për t’u mbajtur mend”, – ka përfunduar kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare, Erlind Pëllumbi.
Shorti i Ligës së Evropës 2017
Volejboll – Meshkuj:
Grupi A:
Nr. Skuadra
- Maqedonia
- Suedia
- Shqipëria
Grupi B:
Nr. Skuadra
- Danimarka
- Ukraina
- Hungaria
- Izraeli
Shorti i Ligës së Evropës 2017
Volejboll – Femra
Grupi A:
Nr. Skuadra
- Bjellorusia
- Finlanda
- Austria
- Shqipëria
Grupi B:
Nr. Skuadra
- Franca
- Ukraina
- Mali i Zi
- Gjeorgjia
Grupi C:
Nr. Skuadra
- Sllovakia
- Spanja
- Portugalia
- Suedia