Gjergj Vyshka 22.01.2017 10:40
Federata Ballkanike ka vendosur limitet e moshës për veprimtaritë e saj. Kështu për Nën-20-vjeçarët djem, do të jetë 1 janar 1997 e më sipër; për Nën-19-vjeçaret vajza, 1 janar 1998 e sipër, Nën-19-vjeçarët meshkuj 1 janar 1999 e sipër, për Nën-18-vjeçaret vajza 1 janar 2000 e sipër; Nën-17-vjeçarët djem 1 janar 2001 e sipër, Nën-16-vjeçaret vajza 1 janar 2002 e sipër.
Për fëmijët është vendosur tek djemtë limiti 1 janar 2003 e sipër dhe për vajza 1 janar 2004 e sipër. Dhe janë caktuar vendet e organizimit të veprimtarive. Për fëmijë do të jetë mikpritës Mali i Zi. Për Nën-17-vjeçarët meshkuj dhe Nën-16-vjeçaret femra, Bullgaria, Nën-19-vjeçarët meshkuj, Serbia, Nën-18-vjeçaret femra dhe Nën-20-vjeçarët meshkuj, Kosova.
Dhe e vetmja veprimtari që ka mbetur pa organizim, por, që do të caktohet brenda shkurtit, për shkak të një kushtëzimi ndërkombëtar, është ai për Nën-19-vjeçaret femra. Sakaq për volejbollin në plazh për të rritur është caktuar një stacion në Turqi, kanë mbetur dy të tjerë për t’u caktuar. Po kështu Maqedonia do të mirëpres Nën-22-vjeçarët meshkuj e femra volejboll në plazh.
Kosova do të jetë dhe organizatore e volejbollit në plazh për Nën-20-vjeçarët meshkuj e femra, kurse Greqia mikpritëse e Nën-18-vjeçarët në volejboll në plazh, ndërsa kjo kategori do të provohet për herë të parë e nëse organizohet do të vendoset në mbledhjen e radhës së komisionit teknik.