Volejboll / Pëllumbi: Shpresojmë që Ligën e Evropës ta luajmë në Tiranë

Share Button

AlbanianSport.com 03.02.2017 20:25

ASNN – Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen në Ligën e Evropëssi për femra dhe meshkuj për të dytin vit radhazi dhe, për presidentin e Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, pritshmëritë për të dy ekipet kombëtare janë të mëdha, duke synuar të paktën kalimin e fazës së grupeve. Në fakt, Kombëtarja e femrave u nderua në fillim të vitit me vendin e dytë në turneun e Luksemburgut.

I pyetur sesi e vlerësonte, me këtë ballafaqim ndërkombëtar, nivelin e volejbollit shqiptar, ai është përgjigjur: “Si fillim më duhet të theksoj se nuk ka më ekipe të dobëta dhe ekipe të forta. Në sport, kush gabon më pak, arrin më tej suksesin. Por më duhet të përmend një fakt se ekipet me të cilat ne u ndeshëm atje, në dukje ishin të dobëta, por në renditjen e Federatës Evropiane qëndrojnë shumë më lart se ne.”

“Këtu flas edhe për buxhete, – ka vijuar kreu i organizmit që qeveris rrjetën shqiptare, duke folur për mediat sportive.- Ato vajza kanë ndeshje dhe përvojë shumë më të madhe se ne. Ndaj na del për detyrë të bëjmë sa më tepër veprimtari ndërkombëtare, qofshin edhe në rajon, që ekipet të fitojnë edhe përvojën e nevojshme.” Por, a do të ketë grumbullime të përhershme apo si gjithmonë do t’u lihet prageliminatoreve?

“Një vit më parë, ne kemi krijuar një standard dhe do të preferoja të vazhdonim me të njëjtën mënyrë fazën përgatitore”, – është përgjigjur Pëllumbi, i cili ka folur edhe mbi strategjinë e FSHV-së, nëse baza e Kombëtareve do të jetë kampionati shqiptar apo më tepër do t’i jepet prioritet elementit jashtë. “Në sport flasin shifrat, – ka thënë ai. – Kush ka statistika dhe performancë më të mirë do të jetë pjesë e ekipit kombëtar.”

“Kështu mendoj unë, – ka vijuar presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi. – Por përzgjedhja është e stafeve teknike, të cilët do të organizojnë fazën përgatitore dhe programin e duhur. Një plus për ne në Ligën e Evropës është që ndeshjet e para do të luhen në Tiranë te kompleksi i ri olimpik. Shpresojmë që ta përurojmë me këtë eveniment.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh